Uýra Sodoma
Sikur në Prishtinë e në gjithë ato vende të tjera anembanë botës, në qytetin brazilian Manaus lumenjtë janë zhdukur. Për t’i hapë rrugë tregtisë, sidomos tregtisë së gomës, këto rrugë ujore të lashta janë shndërruar në rrugë veturash – me efekt shkatërrimtar mbi mjedisin dhe njerëzit që andej jetojnë. Me qindra janë prerë gjatë ndërtimit. Duke mishëruar një “pemë që ecën”, Uýra Sodoma sjell rimëkëmbjen e lumenjve, pjellorinë e tokës dhe diversitetin e pasur të jetës së bimëve. Uýra është alter-egoja e Emersonit, një biologu, ekologu, edukatori dhe artisti indigjen jobinar. Si figurë hibride njëherësh arkaike dhe futuriste, ata punon nëpër media të shumta duke përfshirë performancën, fotografinë, instalimin, leksionet dhe klasat. Përballja me racizmin dhe transfobinë është për ta po aq e rëndësishme sa edhe arsimimi mjedisor. Ndërsa fotografitë performuese në Retomadea eksplorojnë rimëkëmbjen bimore e shpirtërore të vendeve të braktisura, instalacioni Malhadeira riimagjinon rrjetit hidrografik të Manausit, ende të zhytur poshtë rrugëve e shëtitoreve. Uýra e konsideron secilin si denoncim dhe manifestim të hapur politik.
Uýra (1991, BR) është një artiste vizuale indigjene. Ajo u diplomua në fushën e Biologjisë dhe Ekologjisë dhe është pjesë e programeve të edukimit artistik në komunitet lidhur me brigjet e lumenjve. Ajo banon në Manaus, një territor industrial në mes të Amazonës Qendrore, vend në të cilin e transformoi veten për të jetuar si Uýra, një manifestim i një kafshe dhe bime që lëviz për të përshfaqur dhe shëruar sëmundje koloniale sistemike.
Përmes elementëve organik të përdorimit të trupit si suport, ajo mishëron një pemë që ecën dhe flet përmes fotoperformancave dhe performancave. Uýra është e interesuar në sistemet që gjallnojnë dhe dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Përmes lupës së diversitetit, disidencës, funksionit dhe përshtatjes ajo (ri) tregon historitë natyrore të magjepses dhe të ekzistencës në një udhëkryq në një peizazh të qytetit-pyll.
Works
Uýra Sodoma
Retomada [Rimëkëmbja]
2021
10 stampime digjitale
Uýra Sodoma
Malhadeira [Rrjet]
2021
Instalacion: kabllo organike dhe fara peme të gomës
Mundësuar falë artisteve