Nimon Lokaj

1941, RKS
Untitled, ca. 1970s, © Nimon Lokaj. Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha
Untitled, ca. 1970s, © Nimon Lokaj. Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha
Pishat e Deçanit, 102 x 102 cm, Oil on Canvas, 1976. © Nimon Lokaj / Part of the collection of the National Gallery of Kosovo
Pishat e Deçanit, 102 x 102 cm, Oil on Canvas, 1977. © Nimon Lokaj / Part of the collection of the National Gallery of Kosovo

Nimon Lokaj shfaqet në autoritativin Fjalor Historik i Kosovës nga Robert Elsie. Paraqitja është mjaft e shkurtër. I diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd, mësojmë se Lokaj ekspozonte gjerësisht në Kosovë dhe Jugosllavi në vitet 1970 dhe në Evropë në vitet 1980. Ai është i lidhur, vazhdon Elsie, me pointilizmin dhe “dobësinë për natyrën”. As këtu e as tjetërkund nuk gjejmë të përmendet shumë surrealizmi i hapët i peizazheve të Lokajt. A i ndikohej të menduarit ekologjik nga Ekologjia e mendjes e Gregory Bateson-it, e lexuar gjithandej në atë kohë në shumë pjesë të botës? Apo ndoshta nga kritikat e mëparshme proto-ekologjike të André Breton-it mbi “njeriun shkencor” dhe “njeriun ekonomik” në shumë manifestet e tij surrealiste? Mungesa e literaturës mbi praktikën e Lokajt jo vetëm e vështirëson përgjigjen e pyetjeve të tilla, por edhe tregon se ai ishte periferik, disi jashtë hapit me bashkëkohësit e vet. Megjithatë, sot, eksplorimet e tij eko-surrealiste të “jetës së ngatërruar” dhe të “shndërrimit në pyll” po gjejnë një rezonancë të përtërirë.

Nimon Lokaj (1941, RKS) u lind dhe u rrit në Pobergje, një fshat në Kosovë, në perëndim të komunës së Deçanit. Pasi u diplomua në shkollën e mesme të artit në Pejë, Lokaj vazhdoi studimet e tij në akademinë e arteve në Beograd, vend prej të cilit u diplomua në 1969 me titullin Piktor Akademik.

Që atëherë, ai ka ligjuar për lëndën e arteve në shkollën e mesme të quajtur sipas Vëllezërve Frashëri në Deçan. Përgjatë dekadave, ai ka marrë pjesë në ekspozita personale dhe në grupe në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe Evropë.

Në karrierën e tij të gjatë profesionale, ai ka krijuar një koleksion të madh punësh, kryesisht me piktura dhe vizatime, me teknika të ndryshme. Ai njihet gjërësisht për punën e tij të pikëzuar. Lokaj punon me bojra vaji në tablo, akuarel, laps, bojë, vaj dhe pastel të thatë. Përgjatë Luftës së Kosovës, më shumë se 300 piktura dhe vizatime të Lokajt u vodhën prej galerisë së tij personale të artit në Deçan. Një pjesë e madhe e punimeve të tij ende nuk janë shfaqur për publikun.

Punimet

Nimon Lokaj
Pa titull 
rreth 1970 

Vaj në kanavacë 

Pa titull 
rreth 1970 

Vaj në kanavacë 

Mundësuar falë artistit