Miki Yui

1971, JP Website
Concert - Bonn Hoeren, 2014. © Miki Yui. Photo © Keisuke Matsuura
Ever, 2002. © Kazuyuki Onouchi

Muzikantja, kompozitorja dhe artistja vizuale Miki Yui ndërthur regjistrimet në natyrë me tingujt e pastër elektronikë në kompozimet e saj. Tërhiqet prej tingujve të imët, tingujve të qetë në kufijtë e të ndieshmes, të perceptimit: për shembull, një bimë që rritet, bima që lëviz, bima që dërgon sinjale te të tjerat. Rrëfimet e rezonancës dhe të bashkëjetesës që tregon muzika e saj, pasurohen nga praktika e artistes për të dëgjuar thellësisht. E ndikuar nga kërkimi i kompozitorit eksperimental Pauline Oliveros për t’u lidhur plotësisht me mjedisin akustik dhe gjithçka që në të banon, Miki Yui eksploron marrëdhënien ndërmjet të gjithë tingujve, qofshin këta të qëllimshëm a të paqëllimshëm, natyrorë a teknologjikë, muzikë a zhurmë.Plant Music  [Muzika e bimëve] u frymëzua prej një vizatimi të hershëm nga Joseph Beuys: Pflanze (Bima, 1947). Kompozim minimalist elektroakustik, i dalë nga përfytyrimi i tingujve të brishtë të mbirjes, të komunikimit midis mikroorganizmave, të rrezeve të diellit që ngrohin tokën, të lagështisë që hyn në rrënjë, të gjetheve që hapen në agim.

Miki Yui është artiste dhe kompozitore nga Japonia. Puna e saj ndërdisiplinore lind prej dëgjimit. Para se të përqëndrojë fokusin në evente të mëvetshme, puna e saj rrek të dëgjojë gjithçkanë, prej rezonancës tek intereferenca mes tingujve të ndryshëm. Sipas Yui-t ne jemi duke dëgjuar vazhdimisht. Tingujt prej mjedisit na tregojnë mbi kulturën në të cilën jetojmë e këto janë faktorë që na formësojnë dhe ndikojnë në mendimet dhe sjelljet tona.

Përmes tingullit, puna e Yui-t eksploron zonat gri të perceptimit dhe imagjinatës duke ngritur pyetje mbi se si ne ndërlidhemi me çka na rrethon. Duke përkapur cilësinë unike të secilit tingull, prej një fishkëllime delikate apo një murmuritje të largët dhe duke përdorur tinguj elektronik dhe regjistrime zanore të bëra në hapësirë, Yui i transformon këta tinguj në pjesë muzikore ose në instalime zanore në mënyre që të bëhen referenca të përkapshme për mbi çka ekziston paraprakisht.

Punimet

Miki Yui
Plant Music   
2021 

Instalacion me zë katërkanalësh, 29 min. 

Mundësuar falë artistes