Lúa Coderch

1982, PE Website
Gold , 2014, © Lúa Coderch. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Gold , 2014, © Lúa Coderch. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Gold , 2014, © Lúa Coderch. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Lúa Coderch (1982, PE) është një artiste nga Peruja. Praktika e saj artistike është një hulumtim mbi mënyrën se si e kuptojmë dhe perceptojmë botën rreth nesh. Puna e saj eksploron se si tregimet dhe imazhet janë thelbësore në formësimin dhe të kuptuarit e jetëve tona. Kjo shpesh nënkupton jetësimin e një hapësire e cila i përket në mënyrë të barabartë ‘realitetit’ dhe ‘trillit’: në të vërtetë, puna e saj ngre pyetje mbi këtë binar.

Punët e fundit të Coderch përdorin skenare dhe situata të cilat e lejojnë atë të hulumtojnë mbi pyetje si: çfarë është një jetë e mirë? Çfarë do të thotë të jesh i paorientuar? Në cila mënyra i përngjajmë objekteve? Çfarë e përbën një zë? Çfarë perceptojmë si të vlefshme? Si e përjetojmë një moment të cilin e mbajmë mend?

Puna e Coderch synon të transformojë këto pyetje abstrakte në tekst, imazh, objekte dhe situata. Kjo e lejon atë dhe shikuesin të marrin në konsideratë këto pyetje në rrethana të reja, për t’i parë e ndjerë krejt nga fillimi.

Works

Lúa Coderch
2014 
Video, 28:43 min, ekran modular prej druri 

Shkruar dhe drejtuar nga Lúa Coderch  
Videografia: Adrià Sunyol Estadella 
Produksioni i dizajnit: Lúa Coderch 
Editimi: Adrià Sunyol Estadella and Lúa Coderch 
Kamera: Julietta Lutri 
Asistent kameraman: Abelardo Vladich 
Dizajni Grafik: Kentaro Terajima 
Dublimi: Erica Wise dhe Lúa Coderch duke kënduar mbi “Cholo soy”, një kompozim origjinal nga Luis Abanto Morales 
Muzika: Jordi Salvadó 
Skenari: Lúa Coderch 
Asistent i skenës: Marc Quintana 

Mundësuar falë artistes dhe Muzeut të Artit Bashkëhor i Castilla dhe Leon me mbështetjen e Institutin Ramon Llull dhe programit PAIR, Fondacionit Suñol. Çmimi Miquel Casablancas/ Sant Andreu Contemporani.