Jumana Manna

1987, PS/DE
Thirty Plumbers in the Belly , 2021, © Jumana Manna Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Thirty Plumbers in the Belly , 2021, © Jumana Manna Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Thirty Plumbers in the Belly , 2021, © Jumana Manna Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Thirty Plumbers in the Belly , 2021, © Jumana Manna Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Jumana Manna heton në praktikën e vet atë që e quan “potencial i padisiplinueshëm i rrënimit dhe i kalbjes”, sepse aty qëndron një pjesë integrale e jetës dhe një potencial për rigjenerim. Në tërësinë e veprës që përfshin Thirty Plumbers in the Belly [Tridhjetë hidraulikë në bark], artistja fikson shikimin në tubacionet mikrobike të ujërave të zeza.

Duke imagjinuar udhëtimin e lëngjeve nëpër trup, një sistem ujërash të zeza në miniaturë, eksplorimi i Manna-s krijon qeramika si krijesa që zvargen, që përvidhen në hapësirë. Ato nxjerrin në sipërfaqe forma që zakonisht fshihen, qoftë nën tokë ose mbrapa mureve.

Duke evokuar forma gypash që pak kanë ndryshuar që nga shpikja e tyre në antikitet, figurat u ngjajnë si pjesëve të trupit ashtu edhe artefakteve arkeologjike. Së bashku mishërojnë një impuls civilizues shekullor për ta luftuar kontaminimin, për ta flakur të ndyrën në vend se ta marrin parasysh ose edhe ta përdorin si forcë krijuese.

Jumana Manna (1987, PS/DE) është një artiste vizuale dhe filmbërëse. Puna e saj eksploron se si artikulohet pushteti duke u fokusuar në trupin, pronën dhe materialitetin në lidhke me trashëgimitë koloniale dhe historitë e vendve. Përmes skulpturës, filmbërjes dhe shkrimit sporadik, Manna ballafaqohet me paradokset e ruajtjeve të praktikave, veçanërisht ato të lidhura me fushën e arkeologjisë, agrikulturës dhe ligjit. Praktika e saj merr parasysh tensionin mes traditave moderne të kategorizimit dhe konservimit dhe rrënimin potencial si pjesë integrale të jetës dhe rigjenerimit të saj.

Works

Jumana Manna

Thirty Plumbers in the Belly  
2021 
 
S-pipe 
2021 
Qeramikë, qelq, dru, metal 
Dimensionet për katalogun: 35 × 80 × 70 cm 
 
Extra 
2021 
Qeramikë 
Dimensionet për katalogun: 50 × 60 × 40 cm 
 
Tail 
2021 
Qeramikë 
Dimensionet për katalogun: 50 × 70 × 20 cm 
 
Gutted 
2021 
Qeramikë 
Dimensionet për katalogun: 43 × 38 × 45 cm 
 
Muse 
2021 
Qeramikë, bazament çeliku të galvanizuar 
Dimensionet për katalogun: Skulptura: 60 × 90 × 30 cm; bazamenti: 60 ×  90 cm 
 
Mundësuar falë artistes dhe Hollybush Gardens, Londër