Daniel Gustav Cramer dhe Haris Epaminonda
The Infinite Library [Biblioteka e pafund] është një arkiv përherë e më i madh librash që janë përzgjedhur, mbledhur, modifikuar, rilidhur dhe numëruar nga Daniel Gustav Cramer e Haris Epaminonda. Secilin libër ata e shohin si fillim të ri me grup të ri rregullash. Ndërsa vetitë dhe përmbajtja e librave pashmangshëm caktojnë pikënisjen, pjesa tjetër e procesit është intuitive, asociative, subjektive. Ndryshe nga vizionet e tjera më totalizuese të bibliotekave të pafundme ose universale – ajo e Jorge Luis Borges-it duke qenë ndër më të famshmet – artistët e perceptojnë veprën e tyre si “bisedë të hapur fragmentesh”, një rikonfigurim të pafundmë rrëfimesh dhe idesh. Për ta, “është moment çlirues me hapë një libër, të shkruar nga një mendje individuale, dhe me e lidhë me një tjetër, të strukturuar nga dikush tjetër”. Me këtë praktikë spekulative, Cramer dhe Epaminonda jo vetëm sfidojnë idetë e pranuara se si t’i regjistrojnë dhe t’i kategorizojnë njohuritë, por edhe se si të përfshihen në atë njohuri dhe të përfitojnë vetë prej saj.
Libraria e Pafund (The Infinite Library) është një projekt në vijim i artistëve me bazë në Berlin Daniel Gustav Cramer (1975, DE) dhe Haris Epaminonda (1980, CY) i nisur në vitin 2007. Është kryesisht një arkivë në zgjerim i librave e krijuar duke shpërbërë libra ekzistues dhe duke i modifikuar dhe i lidhur nga e para.
Deri më tani, projekti përfshin 101 libra dhe është paraqitur në mënyrë të pavarur në Fabra i Coats, Barcelonë (2020); Centro Andaluz de Arte Contemporáneo, Sevijë(2016); Vila du Parc, Centre d´art contemporain, Anemasë (2015); Badischer Kunstverein, Karlsruhe (2012); Kunsthaus Glarus (2012) e gjithashu në ekspozita në grup mes të tjerash në: Misk Art Institute, Rijad (2022); KW Institute for Contemporary Art (2021); The Renaissance Society, Çikago (2013); Witte de With, Roterdam (2012) and The Jewish Museum, Nju Jork (2017).
Puniment
Daniel Gustav Cramer & Haris Epaminonda
The Infinite Library
2007 – vijon
Libra të gjetur, të çmontuar dhe të rilidhur
Dimensionet e ndryshme
Mundësuar falë artistëve