Brilant Milazimi

1994, RKS
Does beauty come from ugliness, or conversely, 2020, © Brilant Milazimi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Untitled, 2022, © Brilant Milazimi . Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha

Gjymtyrët e stërgjata të figurave të Brilant Milazimit përshtaten mirë me ngatërrimin shoqëror. Diku pezull mes fëmijërisë dhe moshës madhore, grupi i personazheve të tij rrëqethëse mbahen për duarsh, krahëmbyllur, këmbëkryq, me buzëqeshje dhëmbëzore që ua tejkalojnë kufijtë e fytyrave. Të bërë në nuanca të kuqe në rozë, duken të huaja, të përtejbotshme, herë të liga, herë të këndshme. E sigurt është se janë gjithmonë në lidhje me njëri-tjetrin. Sado ambivalente mund të duket ngatërresa e tyre, gjithmonë lëvizin me qeniet e tjera ose drejt tyre. Në kompozimin e pikturave, Milazimi tërhiqet nga kujtesa që mjegullohet nga përvojat e përditshme, qofshin kolektive ose individuale. Gjithnjë e më shumë duke synuar abstraksionin, figuracionet e tij janë mahnitëse për sugjerimin delikat të rrëfimeve – dhe për gjithçka që lënë mënjanë.

Brilant Milazimi (1994, RKS) jeton dhe punon në Prishtinë, Kosovë. Punimet e tij ndërthurin funksionin e kujtesës personale dhe kolektive dhe shprehia e tij në pikturë, vizatime dhe skulpturë duket njëkohësisht familjare dhe e huaj. Idetë e tij mbi traumën, shpresën, përballjen dhe lirinë janë të sjellura në forma metaforike dhe poetike në punët e tij artistike duke manifestuar interesin e tij për nënbotën psikologjike të Kosovës.

Works

Does beauty come from ugliness, or conversely 
2020 

Vaj në kanavacë 

 
Should we recycle our emotions or will new emotions arise?  
2022 

Vaj në kanavacë 

 
Untitled  
2020 

Vaj në kanavacë 

 
Mundësuar falë artistit, Ermes Ermes dhe LambdaLambdaLambda, Prishtinë/Bruksel