Beth Stephens and Annie Sprinkle

2008, USA
Green Wedding © Beth Stephens and Annie Sprinkle. Photo © Lydia Daniller
Green Wedding © Beth Stephens and Annie Sprinkle. Photo © Lydia Daniller
Green Wedding © Beth Stephens and Annie Sprinkle. Photo © Lydia Daniller
Green Wedding © Beth Stephens and Annie Sprinkle. Photo © Lydia Daniller

Në vitin 2008, Beth Stephens dhe Annie Sprinkle u martuan me Tokën. Aq pjellore e kishin dasmën në pyll të gjelbëruar, sa lindi një lëvizje krejt e re: ekoseksualiteti. Kur është fjala për mbrojtjen e planetit, Erosi dhe dashuria, pohojnë ata, janë më të fuqishëm – dhe më argëtues – sesa frika. Dasma e parë u pasua nga të tjera: një dasmë e kaltër me qiellin, një dasmë vjollcë me hënën, një dasmë e bardhë me borën, e shumë të tjera. Sa herë që Stephens dhe Sprinkle jepnin betimet për të dashur, nderuar dhe çmuar një tjetër pjesë të gjithësisë, të ftuarit e dasmës u bashkoheshin. Dasmat dokumentoheshin në video dhe në fotografi, ndërsa trajektorja e plotë e lëvizjes – nga manifestet dhe performancat te laboratorët artistikë të dashurisë – u katalogua në monografinë e tyre të fundit. Çfarë ndjesie është të kultivosh një marrëdhënie erotike me tokën, ta zgjedhësh tokën si dashnore? Dirt Bed  [Shtrati me dhe] është vend i mirë për ta marrë vesh.

Çifti i artisteve eko-seksuale Beth Stephens dhe Annie Sprinkle (1960, 1954, US) ndërtojnë komunitete në sajë të projekteve artistike shumëdisiplinore të cilat parafytyrojnë botën natyrore dhe seksualitetin, në mënyrë krejt të re.

Ato ngrenë pyetje dhe e zgjerojnë konceptet themelore të artit mjedisor; sfidojnë koncepte të njohura të identitetit binar gjinor, kënaqësisë seksuale dhe racës; përfshijnë mundësi të gjithanëshme, të ndryshme dhe imagjinative për një jetesë më kuptimplotë e të gëzueshme; mbështesin praktika të mirëinformuara shkencërisht në lidhje me mjedisin. Puna e tyre promovon dashurinë, tolerancën, qëndrueshmërinë dhe paqen.

Si nismëtaret e lëvizjes eko-seksuale, Sprinkle dhe Stephens kanë shkruar udhëzime për ta kënaqur Tokën ( 25 Mënyra Se Si Të Bësh Dashuri me Tokën), manifesto ekoseksuale dhe premtime për të martuar Tokën. Publikimi i tyre i fundit, Assuming the Ecosexual Position: The Earth as Lover (Të Paramenduarit e Pozitës Eko-Seksuale: Toka si i/e Dashur), u publikua nga Shtypi i Universitetit të Minesotas.

Works

Beth Stephens & Annie Sprinkle   
Green Wedding to the Earth 
2008 

Etiketa: Dokumentim dasme 

Beth Stephens & Annie Sprinkle   
Ecosexual Wedding Project 
2008–2014 

Video, 10:27 min. 

Beth Stephens & Annie Sprinkle   
Dirt Bed
2021 

Shtrat, dhe, Pikë performance 

Mundësuar falë artistëve 

Beth Stephens & Annie Sprinkle   
Assuming the Ecosexual Position: The Earth as Lover    
2021 

Libër 

Botuar nga Shtypi i Universitetit të Minesotës