Artan Hajrullahu
Ka njëfarë përmallimi, thotë Artan Hajrullahu, për sendet shtëpiake me të cilat është rritur: tentenet e batanijet e bëra me dorë, pasqyrat dhe stufat me dru, lodrat, televizorët dhe bostanët. Secili send ia kujton një rrëfim dhe ai rrëfim gjithmonë lidhet me një tjetër. Jo rrallë, këto histori vërtiten rreth dashurisë dhe intimitetit: mes çifteve, prindërve dhe fëmijëve, vëllezërve dhe motrave, kushërinjve dhe vjehërrve. Hajrullahu i rijeton këto mikronarrativa në vizatime me format të vogël që shfaqin skena nga jeta e përditshme. Rëndom të punuara në letër ambalazhi, veprat e tij kultivojnë një thjeshtësi poetike dhe ironi të butë, shpesh duke shfaqë familje të tëra të grumbulluara në një dhomë. Portretizimi i ngrohtësisë dhe i përbashkësisë bëhet më kontravers kur përkon me lakuriqësinë, ende tabu sociale në Kosovë, ose kur tallet me konventat rreth martesës ose ndarjeve gjinore
Artan Hajrullahu (1979, RKS) është një artist i lindur në Kosovë, i cili punon me piktura dhe vizatime. Praktika e tij artistike reflekton mbi përshkrime narrative të jetës së përditshme dhe kujtimeve fëminore.
Përmes kësaj, puna e tij është ngushtësisht e lidhur me imazhet e jetës së përditshme të ngulitura në imagjinatën fëminore. Për shembull, punët e tij “Vizatimet”, tregojnë skena nostalgjike të jetës së përditshme mes kujtimeve fëminore ku lidhja me qeniet njerëzore dhe objektet shtëpiake tregojnë një histori poetike. Shpesh vizatimet e tij përmbajnë referenca rreth familjeve dhe temave tradicionale duke përfshirë paragjykimet për lakuriqësinë dhe tabutë sociale.
Hajrullahu ka marrë pjesë në shumë projekte lokale dhe ndërkombëtare. Çmimi “Artistët e së Nesërmes” në vitin 2013 i dha Hajrullahut mundësinë të marrë pjesë në Studion Ndërkombëtare dhe Programin Kuratorial – ISCP në Nju Jork. Në vitin 2018 atij iu nda çmimi Muslim Mulliqi – GKK. Hajrullahu punon dhe ligjëron lëndën e pikturës në shkollën e mesme të arteve pamore në Gjilan, Kosovë.
Works
1.
Nusja
2020
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
2.
Untitled
2021
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
3.
Mother and Father
2020
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
4.
Time for watermelon
2022
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
5.
Time for tea
2022
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
6.
Untitled
2018
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
7.
Loja
2017
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
8.
Mother
2022
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
9.
BIJAT
2021
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
10.
Loja
2022
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
11.
Untitled
2020
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
12.
Qejzi
2017
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
13.
Embracing
2021
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
14.
Sleeping
2020
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
15.
Memories from a past of childhood
2020
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
16.
Vallja
2022
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
17.
Untitled
2022
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
18.
Virginity
2019
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
19.
Untitled
2013
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
20.
Dhëndri dhe nusja
2018
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
21.
Untitled
2013
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
22.
Sleeping Family
2022
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
23.
Kosovatrans
2022
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
Salla e Dasmave
2022
Laps me ngjyrë në letër ambalazhi
Mundësuar falë artistit