Antoneta Kastrati me Casey Cooper Johnson
Martesa në Kosovë mbetet njëri nga institucionet më të ngurta sociale. Kohët e fundit, parlamenti hodhi poshtë mocionin për lejimin e çifteve të të njëjtit seks që të lidhin partneritet civil. Më pak se 25 përqind e deputetëve votuan në favor të ligjit të ri. Shumica e familjeve janë ende shumë patriarkale. Megjithatë, siç tregojnë Antoneta Kastrati dhe Casey Cooper Johnson me dokumentarin e tyre, batica po kthehet (krejt) gradualisht. Filmi shoqëron katër çifte nga breza, rajone dhe stile të ndryshme jetese në përditshmërinë e tyre, duke eksploruar si përballen me sfidat, nga martesat me mësitni te tradhtia, nga rritja e fëmijëve te varësia ekonomike. Gjatë filmit dalin në pah dëshirat, pritshmëritë dhe zhgënjimet e protagonistëve. Ajo që brof është një pasqyrë e thellë mbi pasigurinë dhe kompleksitetin e dashurisë mes njerëzve të lidhur së bashku nga nevojat sociale dhe ekonomike.
Një çift i martuar regjisorësh, Antoneta Kastrati (1981, RKS) dhe Casey Cooper Johnson (1974, US) preokupohen me temën e martesës (rolet, besimin dhe dashurinë) në Kosovë; Ata interesohen për këtë temë për shkaqe sociologjike dhe personale. Përmes punës së tyre, ata nuk duan thjesht të dokumentojnë shtrirjen e gjërë të zakoneve martesore të cilat deri vonë kanë qënë më uniforme, por gjithashtu të vënë në dyshim institucionin stoik patriarkal që udhëheq dashurinë.
Works
Antoneta Kastrati & Casey Cooper Johnson
Dasmat dhe pampersat
2007
Film, 49 min.
Mundësuar falë artistëve