Një nga shtyllat kryesore të Manifesta, Bienales Nomade Evropiane, është fokusi i saj i fortë në zhvillimet urbane brenda qyteteve nikoqire. Për secilin edicion të Manifesta, që nga Manifesta 12 Palermo, prodhohet një hulumtim i thelluar urban i cili ekzekutohet nga një ndër studiot kryesore ndërkombëtare të arkitekturës. Manifesta 12 ftoi zyrën e mirënjohur të arkitekturës OMA të bazuar në Rotterdam dhe në edicionin e 13 në Marseille përzgjodhi Winy Maas të MVRDV për të krijuar vizionin urban. Për Manifesta 14 Prishtinë 2022 është zgjedhur zyra me qendër në Torino Carlo Ratti Associati (CRA).

Vizioni urban funksionon si një hulumtim para-bienal ashtu edhesinjë plan afatgjatë për të identifikuar strategjitë, vendet, komunitetet dhe temat kyçe për qytetin. Vizioni urban informon se si Manifesta 14 do të marrë formë brenda kontekstit lokal, por më e rëndësishmja të propozojëse si qyteti i Prishtinës mund të transformohet duke rimarrë hapësirën publike nga qytetarët e saj.

Ekipi i dizajnit multidisiplinar i CRA ka propozuar një metodologji të re të fokusuar në urbanizmin pjesëmarrës, e cila do të testohetpër herë të parë në Prishtinë. Metodologjia përbëhet nga tre faza të ndryshme. Faza fillestare, e cila u zhvillua nga fillimi i marsit 2021, përbëhej nga një seri e gjerë hartash të Prishtinës, kryesisht duke parë gjendjen e hapësirës publike të qytetit. Kjo ndihmoi në ndriçimin e modeleve të fshehura hapësinore dhe shoqërore, si dhe për të shquar vende kyçe-sheshe dhe rrugë, parqe dhe zona të gjelbra -që aktualisht janë të papërdorura ose të keqpërdorura.

 

Urban intervention at Brick Factory, June 2021 © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla
Urban intervention at Brick Factory, June 2021 © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla
Urban intervention at Brick Factory, June 2021 © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla
Urban intervention at Brick Factory, June 2021 © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla
Urban intervention at the Hivzi Sylejmani Library, June 2021 © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina Photos by: Atdhe Mulla

Ndërhyrjet e para urbane u zhvilluan në fund të qershorit dhe mesit të korrikut në zona të ndryshme të Prishtinës. Manifesta ftoi qytetarët e Prishtinës të ndërveprojnë me këto ndërhyrje dhe të jenë pjesë e komunitetit që i krijon këto. Ndërhyrjet e para simbolike u bënë në hapësirën e braktisur të Fabrikës së Tullave-vendi më i rëndësishëm pasindustrial i kryeqytetit të Kosovës-dhe e ktheu përkohësisht në një hapësirë komuniteti. Përmes krijimit të një “dhome urbanetë ndejës”, ndërhyrja synonte të nxiste një debat se si kjo hapësirë mund të përdoret nga qytetarët e Prishtinës, si mund të bëhet e qasshme për komunitetet dhe si mund të bëhet pjesë e infrastrukturës së qytetit.

Krahas ndërhyrjes urbane të fabrikës së tullave, një vendndodhje e dytë, gjithashtu testoi metodologjinë e CRA. Kjo ndodhi në ish-bibliotekën Hivzi Sulejmani, një ndërtesë e fillimit të shekullit të 20-të, kopshti i të cilit është aktualisht i paqasshëm, pavarësisht vendndodhjes së tij qendrore. Së bashku me komunitetet lokale dhe studentët nga Fakulteti i Arkitekturësi Universitetit të Prishtinës, Manifesta 14 synon t’i jep trajtë një alternative për komunitetin dhe përmes këtij veprimi, shpreson të tregojë se si hapësirat e braktisura publike mund të shndërrohen në vende ku mund të ndërveprojë komuniteti.