Përditësim: Qendra për Praktikë Rrëfyese

13.12.2022

Qendra për Praktikë Rrëfyese u ndërtua si një institucion i qëndrueshëm nga Manifesta 14 Prishtina dhe ka mbajtur mbi 100 evente gjatë periudhës së bienales. Qendra u krijua me dhe për komunitetet vendase pas një rradhe të punëve dhe konsultimeve me qytetarët që u mbajtën për shkak të identifikimit të identifikimit të nevojave të lagjeve të ndryshme. Qendra u transformua prej një ish-biblioteke në një hapësirë kulturore e dedikuar ndaj qasjeve të ndryshme të rrëfimtarisë mes praktikave ndërdisiplinore dhe ngjarjeve të ndryshme. Këto evente variuan prej arts & crafts për fëmijë te performancat muzikore, nga punëtoritë tek panelet e diskutimit. Gjithashtu kjo Qendër ishte shtëpi për Radio Otherwise, një program radioje me bazë pjesëmarjeje që u prodhua në studion e regjistrimit në këtë Qendër.

 

Misioni i Manifesta 14 Prishtina ka qenë gjithmonë ndërtimi i një institucioni të qëndrueshëm për dhe me qytetarët e Prishtinës, ndaj jemi të gëzuar t’ju njoftojmë se Fondacioni Manifesta 14 do të vijojë punën në Qendrën për Praktikë Rrëfyese prej marsit të vitit 2023.

Qendra do të shërbejë për komunitetin, studentët dhe punonjësit kulturorë si hapësirë për risi artistike, bashkëprodhim, mësim dhe ndërtim kontaktesh prej pranverës së 2023. Qendra do të drejtohet nga Bordi i Manifesta 14 Prishtina dhe do të udhëhiqet nga një ekip vendas prej 6 anëtarësh profesionistë.

Qendra për Praktikë Rrëfyese synon të ndërtojnë aftësi duke ofruar burimet dhemjetet për të mësuar, hulumtuar, ndarë dhe transferuar aftësitë në fushat e industrive krijuese. Qendra për Praktikë Rrëfyese me vetëdije dhe në mënyrë pro-aktive sfidon paramendimin se mendimi dhe praktikat artistike janë fushë veprimi për të privilegjuarit, qëllimi po ashtu është të zgjerojë qëllimin dhe të krijojë qasje të gjërë për të gjitha audiencat. CNP synon të forcojë artet, kulturën dhe sektorin publik duke ofruar hapësirat aq të nevojshme apo mjediset, mjetet, pajisjet dhe aftësitë për të gjithë.

Duke ia nisur prej janarit të vitit 2023, Qendra do të jetë e qasshme si një hapësirë pune për të gjithë para hapjes së saj në pranverë të vitit 2023. Shihni lajmërimet e rradhës në mediat tona sociale për më shumë detaje në javët në vijim.