Studio L A përzgjidhet të zhvillojë punëtori konsultimi me qytetarët në Prishtinë

Këto punëtori fokusohen te mënyra se si kultura(t) kuptohet dhe praktikohet nga komunitete të ndryshme artistike dhe qytetare. Përveç kësaj, punëtoritë do të identifikojnë agjendën e banorëve në relacion me zhvillimin urban, si dhe politikat socio-kulturore dhe arsimore të qytetit të tyre.
“Dialogu është themeli i një shoqërie përfshirëse. Shoqëria e barabartë, demokratike, nxjerr dobi nga takimet midis njerëzve të ndryshëm me vizione të ndryshme për botën. Ndërveprimi midis qytetarësh të ndryshëm është qenësor në një mjedis të rehatshëm dhe me njëri-tjetrin për të shmagur që qytetarët të përjashtohen nga projekte të zhvillimit urban. Ne besojmë se projektimi i një hapësire publike ka ndikim. Projektimi dhe organizimi i hapësirës për dialog është pjesë e praktikës sonë. Kemi nderin, veçanarisht për shkak të lidhjes sonë me Ballkanin, t’i kontribojmë realizimit të punëtorime të konsultimeve me qytetarë në Prishtinë së bashku me Manifestën 14” – Arna Mačkić dhe Lorien Beijaert, bashkëthemeluese të Studio L A.