Qendra për Praktikën Narrative njofton mbylljen e përkohshme gjatë dimrit për t’u rihapur në pranverë

30.01.2024

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prishtinë, 30 janar 2024

Qendra për Praktikën Narrative njofton mbylljen e përkohshme gjatë dimrit për t’u rihapur në pranverë

Prishtinë, Kosovë – Qendra për Praktikë Narrative (CNP) në Prishtinë ka njoftuar një mbyllje të përkohshme, duke filluar nga 1 shkurt 2024, në përgatitje për një rihapje të suksesshme pranverore dhe eksplorimin e partneriteteve të reja të qëndrueshme publike dhe private për të ruajtur qendrën për vitet e ardhshme.

Pas një viti të suksesshëm plot aktivitete, shfaqje dhe programe edukative dhe të shoqërisë civile me partnerë publikë dhe privatë, CNP po mbyllet për disa muaj gjatë pushimit të dimrit për shkak të sfidave që rrjedhin kryesisht nga mungesa e financimit. Që nga rihapja e suksseshme më 1 shkurt 2023, CNP priti mbi 9,000 vizitorë me më shumë se 150 aktivitete dhe ngjarje të organizuara nga CNP në bashkëpunim me partnerët e jashtëm të huaj dhe kosovarë. Kjo arritje ka forcuar CNP-në si një institucion ndërdisiplinor vibrant për bashkëkrijimin e programeve artistike, edukative dhe komunitare në kryeqytet, duke ofruar një program të larmishëm dhe hapësirë ​​bashkëpunimi për të gjitha grupmoshat dhe profilet.

E themeluar në ish-Bibliotekën e transformuar Hivzi Sulejmani, e cila iu caktua Manifesta 14 nga Komuna e Prishtinës në vitin 2021, CNP është rinovuar përmes investimit të Qeverisë së Luksemburgut, si dhe Ambasadës Hollandeze dhe UNDP-së si partner implementues në vitin 2022. CNP u bë vendi qendror i bienales Manifesta 14 Prishtina, si dhe trashëgimia e saj e qëndrueshme për qytetin e Prishtinës. Në vitin 2023, CNP ka funksioniar falë mbështetjes së Fondacionit Manifesta, Zyres Zvicerane për Bashkëpunim dhe Komunës së Prishtinës, dhe disa partnerëve të tjerë publikë. CNP kërkon partneritete të qëndrueshme për të krijuar një trashëgimi afatgjatë dhe për të ri-investuar kapitalin material dhe jomaterial të shpenzuar tashmë në ndërtesë dhe programet e saj institucionale.

Manifesta shpreh mirënjohje të thellë për partnerët, mbështetja e të cilëve ndihmoi rinovimin e suksesshëm të ish-bibliotekës, duke e shndërruar atë në një qendër dinamike për kreativitet dhe angazhim të komunitetit.

Mbyllja e përkohshme shënon një lëvizje strategjike nga CNP për të ngritur ofertën e saj dhe për të forcuar pozicionin e saj si një themel kulturor në Prishtinë. Institucioni pret mbështetjen e partnerëve të tij dhe të komunitetit ndërsa nis këtë rrugëtim transformues.