Megjithatë Publike

15.08.2022

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se publikimi ynë i krijuar në bashkëpunim më CRA-Carlo Ratti Associati, “Megjithatë publike”, gjendet në shitje.

Një nga shtyllat kyçe të të gjitha edicioneve të Manifesta është fokusi i fortë në zhvillimet dhe ndërhyrjet urbane brenda Qyteteve Nikoqire, duke e parë si pjesë thelbësore të procesit para-bienal. “Megjithatë publike” shfaq këtë hulumtim parabienal dhe paraqet Vizionin Urban të komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina prej zyrës me bazë në Torino, CRA-Carlo Ratti Associati.

“Megjithatë publike” detajon vizionin dhe kërkimin urban parabienal të CRA-së për Manifesta 14 Prishtina. Libri na njeh me një analizë, me një metodologji për ta portretizuar Prishtinën në 2022 e në vijim. Gjithashtu shërben si një mjet për qytetarët e kryeqytetit të Kosovës të rimendojnë potencialin e qytetit të tyre dhe të parafytyrojnë mënyra të ndryshme për rivitalizim dhe rikthim të hapësirave pubike të Prishtinës.

“Megjithatë Publike” u publikua nga dhe me rastin e Manifesta 14 Prishtina e u dizajnua nga Bardhi Haliti dhe Zuzana Kostelanská. Libri gjendet në shitje në pikën e informacionit në Grand Hotel Prishtina ose në librarinë “Dukagjini” pranë bulevardit “Nënë Tereza” dhe kushton 15 euro.