Programi i Shkollave

01.06.2022

Projekti i shkollave / Zbulo historinë tënde: manual për kulturën lokale, nisi si një projekt afatgjatë me shkollat publike të Prishtinës dhe Fushë Kosovës, duke synuar në mënyrë bashkëpunuese zhvillimin e një mjeti pedagogjik për të nxitur hulumtimin dhe bashkë-krijimin e narrativave (të reja) dhe tregimet për lagjet e qytetit.

Kjo metodë propozon përdorimin e një qasjeje integruese në lidhje me trashëgiminë vendore, që ia njeh vlerën e veçantë që ka për shoqërinë, duke marrë parasysh të gjithë komponentët ekonomikë, socialë, historikë, edukues, mjedisorë dhe larmishmërinë kulturore. 

 

© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla

Nxënësve u ofrohet të (ri)zbulojnë objekte lokale, hapësira publike dhe pikëtakime të cilat janë të rëndësishme për historinë, kulturën, komunitetin dhe identitetin e lagjeve të tyre. Ky proces është bazuar në ecje eksploruese grupore të hapësirave me anë të metodave të ndryshme si psikogjeografia, hulumtimit përmes historisë gojore dhe shkrimit spekulativ. 

Punëtoritë për fazën fillestare të projektit janë implementuar në pranverë të vitit 2022 në katër shkolla publike të Prishtinës: “Dardania, “Meto Bajraktari”, “Pjetër Bogdani” dhe “28 Nëntori”. Manuali për Mësimdhënës do të zhvillohet përgjatë bienales dhe do të publikohet në shtator të vitit 2022.  

 

© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla

Mësuesit dhe edukatorët, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në këtë projekt me nxënës, mund të kontaktojnë Koordinatoren e Edukimit dhe të Ndërmjetësimit të Manifesta 14, Genta Shabani në adresën: gentashabani@manifesta.org ose Menaxheren e Projekteve të Edukimit, Rina Gosalci në adresën: rinagosalci@manifesta.org 

Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe Fushë Kosovë si dhe me Këshillin Rinor të Kosovës.