#NoWar

28.02.2022

Ne jemi në solidaritet me popullin e Ukrainës. Ne mbajmë qëndrim ndaj këtij sulmi ndaj paqes dhe sigurisë në konitinentin tonë. Ne jemi me refugjatët të cilët u detyruan të largohen prej shtëpive të tyre. Në Manifesta, të qenurit evropian është thelbësore për ne. Ne besojmë në rëndësinë e të qenurit një Evrope e bashkuar dhe e sigurt dhe shpresojmë që në ditët në vijim të ketë një dakordësi për paqe. 

Në mbështetje të miqve, ish-kolegëve dhe bashkëpunëtorëve ukrainas, ne ju inkurajojmë të shfaqni mbështetjen tuaj në këtë krizë humanitare. 

Këtu mund të gjeni vegza që ju drejtojnë në fondacione dhe organizata të ndryshme që mund t’i mbështesni: 

How to help Ukraine as a foreigner 
How to help Ukraine as a foreigner është një listë e gjatë me grupe aktive në të gjithë botën që mundësojnë mbështetje ekonomike dhe financiare për refugjatët ukrainas. 

Nova Ukraine
Nova Ukraine është një organizatë jofitimprurëse që koordinon mbështetje humanitare popullit të Ukrainës dhe atyre që janë larguar në shtete të tjera.  

United Help Ukraine
United Help Ukraine mbledh fonde për ndihmesë mjekësore dhe humanitare për njerëzit që janë në vijën e parë ushtarake të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Fight for Right
Fight for Right bën fushata për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara në Ukrainë. Tanimë, ata duan të mundësojnë mbështetje për krizën për njerëz me aftësi të kufizuara dhe t’u garantojë siguri për ata që duan të qëndrojnë në Ukrainë. 

Në solidaritet,  

Ekipi i Manifesta