Njihuni me jurinë e Thirrjes së Hapur!

18.01.2022

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë jurinë ndërkombëtare Thirrjes Hapur për projekte nga Kosova. Ky grup i nderuar personalitetesh me përvojat e tyre përbëjnë një amalgamë disiplinash mes artit, arkitekturës e urbanistikës dhe sjellin me vete eksperiencën e gjërë të të punuarit në regjionin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo Thirrje e Hapur përbën të parën herë në historinë e Manifestës që fton aplikime në mënyrë ekskluzive nga qyteti nikoqir dhe është e krijuar për të prodhuar mundësi për artistë të Kosovës, kuratorë, organizata dhe institucione për të patur mundësinë të jenë në programin e bienales.  

Juria do të përzgjedhë 15 projekte fituese të cilët do të mbështeten financiarisht nga Manifesta 14 Prishtina si dhe do të  marrin mbështetje kuratoriale dhe logjistike.  

Projektet fituese do të jenë pjesë e programit të bienales bashkarisht me pjesëmarrësit e thirrur si vendas dhe ndërkombëtarë.

Cilët janë anëtarët e jurisë së Thirrjes së Hapur të Manifesta 14 Prishtina?

Hedwig Fijen ka studiuar Histori dhe Histori Arti në Universitetin e Amsterdamit. Ajo është Drejtore Themeluese e Manifestës, që në formimin e saj në Roterdam në vitin 1993. Nën drejtimin e Fijen, Manifesta është kthyer në një nga katër bienalet më me ndikim në botë. Përgjatë kësaj periudhe, Fijen ka zgjeruar cilësisht nismat e Manifestës me projekte të natyrës teorike dhe edukative duke përfshirë Manifesta Journal, Manifesta Publications dhe Manifesta Coffee breaks. 

Catherine Nichols është studiuese e artit dhe letërsisë, kuratore dhe shkrimtare me qendër në Berlin. Pasi kreu studimet doktorale në Universtitetin e New South Wales në Sidnei, Australi, ka kuruar një gamë të gjërë ekspozitash të historisë e kulturës në shumë institucione në Gjermani mbi tematika nga Reformacioni tek pasionet, nga dielli tek seksualiteti. Ajo ka publikuar gjërësisht mbi artin bashkëkohor dhe ka edituar një seri katalogësh e librash si Bruce Nauman: Ein Lesebuch, Black Mountain: An Interdisciplinary Experiment, 1933-1957 dhe Shine on Me: Wir und die Sonne. Ajo ka qenë Drejtore Artistike e programit ndërdisiplinornjëqindvjetorit të beuys 2021.  Tanimë është Ndërmjetësja Kreative e Manifesta 14 Prishtina. 

Katerina Gregos është Drejtore Artistike në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Athinë. Ajo ka kuruar shumë ekspozita dhe bienale të rëndësishme ndërkombëtare duke përfshirë edicionin e parë të Riga Biennial, bienalet e Göteborg, Thessaloniki dhe EVA e gjithashtu tre pavione kombëtare në Venecia (të Danimarkës, Belgjikës dhe Kroacisë). Ajo ka qenë gjithashtu bashkë-kuratore e Manifesta 9, në vitin 2012, në Genk . 

Inke Arns është kuratore dhe drejtore e HMKV në Dortmund, Gjermani (www.hmkv.de). Ajo ka punuar ndërkombëtarisht si kuratore e pavarur dhe si teoricine e specializuar në media art e rrjetëzim të kulturave në Evropën lindore prej vitit 1993. Arns është gjithashtu kuratore e pavionit të Republikës së Kosovës krah artistit Jakup Ferri në edicionin e 59-të të International Art Exhibition, La Biennale di Venezia për vitin 2022.

Daniele Belleri mbikqyr projektet kuriatoriale dhe editorale në zyrën e dizajnit të CRA-Carlo Rattio Associati duke përfshirë dhe Vizionin Urban të Manifesta 14 Prishtina. Ai ka bërë kërkime për qytete të ndryshme nga një shumëllojshmëri pikëpamjesh prej 15 vitesh e gjithashtu ka bashkë-kuruar edicionin e tetë të Bi-City Biennale of Urbanism and Architecture në Shenzhen. 

Ne inkurajojmë projektet që vijnë nga Kosova në disiplina të ndryshme si në art, arkitekturë, shkencë, studime të mjedisit, punë komunitare dhe shumë të tjera, të aplikojnë në këtë thirrje.

Lexo më shumë informacione rreth Thirrjes së Hapur dhe se si mund të aplikosh para datës 19 janar.