Publikimi i gazetës FESTA

06.04.2022

Manifesta 14 është e gëzuar për publikimin e gazetës së Prishtinës FESTA.

Ⓒ Manifesta 14 Prishtina / Bardhi Haliti

Këtë javë, Manifesta 14 do të publikojë numrin e parë të gazetës që mban shpirtin e qytetit të Prishtinës FESTA. Përmes kësaj gazete të redaktuar nga Rina Meta, Manifesta 14 me ekipin vendor dëshirojnë të krijojnë një seri momentesh ku Prishtina dhe Manifesta takohen, të joshura nga kontekstet e njëra-tjetrës, kurreshtare për historitë e njëra tjetrës, duke i dhënë njëra-tjetrës hapsirën e duhur për tregime dhe lindje tregimesh të reja.

Nga java e ardhshme, ju mund të merrni një kopje falas të FESTA-s në në hapësira të ndryshme në qytet ose mund të shkarkoni një kopje në web faqen tonë.

Bashkohuni me ne në mbrëmjen e publikimit të FESTA më 13 prill 2022, prej orës 18:00 në zyrat e Manifesta 14 Prishtina, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Jeni të lirë të vini pa bileta apo ftesa, ne mezi presim t’ju shohim!