“it matter what worlds world worlds. how to tell stories otherwise“ do të jetë titulli i i edicionit të 14-të të Manifesta

12.10.2021

Manifesta 14 Prishtina shpallë titullin dhe konceptin bienal: it matters what worlds world worlds: how to tell stories otherwise / ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të tregojmë histori ndryshe.

Catherine Nichols e cila u emërua si Ndërmjetësuese Kreative për edicionin e 14-të të Manifesta që do të mbahet në Prishtinë në vitin 2022 ka prezantuar konceptin e saj për edicionin e ardhshëm të bienales. Nën titullin ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të tregojmë histori ndryshe, Manifesta 14 merr përsipër sfidën e eksplorimit dhe gjenerimit të praktikave dhe mënyrave të reja të tregimit kolektiv.

Ideuar rreth një Qendre për Praktikë Rrëfyese në zhvillim e sipër, e cila do të vendoset në Bibliotekën Hivzi Sylejmani, vendet e shumta të mësimit multidisiplinar dhe ndërhyrjeve artistike dhe urbane që përbëjnë këtë edicion të Bienales Nomade Evropiane në Prishtinë, tregojnë se rrëfimi i historive nuk është thjeshtë çështje historiografie.

Në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar dhe vendor, Manifesta 14 Prishtina do të shqyrtojë se sa jetik është rrëfimi i storieve për mbijetesën tonë kolektive.

Manifesta 14 Prishtina është e fokusuar në krijimin, së bashku me bashkësitë vendore dhe rajonale, të modeleve alternative të angazhimit social-kulturor, urban dhe artistik. Përveç kësaj, Manifesta 14 do të prezantojë ndërhyrje artistike në hapësirë publike që mundë të vizitohen nga të gjithë gjatë programit tonë bienal 100-ditor, nga 22 korriku deri më 30 tetor 2022.