Programi i Konferencës i Manifesta 14 Prishtina x IBA

14.10.2022

Të enjten dhe të premten, respektivisht më 20 dhe 21 tetor, në Prishinë u mbajt Konferenca e Shoqatës Ndërkombëtare të Bienaleve (IBA) në Kino ARMATA.

Me rastin Konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association (IBA), Manifesta organizoi një konferencë dy ditore që hulumtoi zgjerimin e formatit ekspozues tradicional të bienaleve, adresoi bienalet bashkëkohore si mjete për zhvillim edukativ, kulturor dhe shoqëror me fokus në qasjen e orientimit nga komunitetet.

Një sërë profesionistësh dhe ligjërues të njohur të botës së artit prezantuan perspektivat e tyre të ndryshme ndërsa diskutuan kolektivisht për modele të reja për bienalet në zona dhe kohë të konfliktit apo të pas-konfliktit.

Panelet e diskutimit u ndoqën nga grupe të fokusit, ku pjesëmarrës nga e gjithë bota diskutan një sërë çështjesh, si problemet e vizave dhe lëvizjes, komuniteti dhe gjithëpërfshirja dhe bienalet në kontekstin e konfliktit.

 

Shihni programin si në vijim:

E enjte, 20 tetor 2022

Vendi: Kino ARMATA

09.30 – 10.00

Fjalimet e hapjes:

Hoor al Qasimi, UAE, President i International Biennial Association (IBA)

Hedwig Fijen, Drejtore e Manifesta 14 Prishtina

Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës

Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Republikën e Kosovës

Hyrje nga Catherine Nichols, Ndërmjetësuese Kreative e Manifesta 14 Prishtina

10.15 – 11.45

Paneli i diskutimit 1

About Alternative Education Models and the Collective Construction of Learning

Rreth një alternative për modelet e edukimit dhe ndërtim kolektiv të mësimit

Folësit: Rina Gosalci, Menaxhere e projekteve të edukimit për Manifesta 14 ; Linda Gusia, Ligjëruese në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Kosovë; Marielsa Castro,  Kuratore e asociuar në Museo Jumex, Mexico City

Hyrja dhe moderimi nga: Zef Paci, Profesor i Historisë së Artit dhe Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë, Shqipëri.

12.00 – 12.30

Ligjërues kryesor

Pablo Helguera, artist, performues, autor dhe edukator, NYC

 

Shihni programin si në vijim:

E premte, 21 tetor 2022:

Vendi: Kino ARMATA

10.00 – 11.45

Paneli i diskutimit 2

Rreth fuqisë së edukimit dhe ndërmjetësimit në kohë krize

Folësit: Yulia Hnat,  bashkëthemeluese, Museum of Contemporary Art (MOCA) NGO, Ukrainë; Përfaqësuese prej Ashkal Alwan, Shoqata Lebaneze për Artet Plasitke; Kateryna Iakovlenko, hulumtures kulturor e pamor, shkrimtar, Ukrainë.

Hyrje dhe moderim nga: Christian Oxenius, Kryetar i Hulumtimit dhe Menaxher i Përmbajtjes i IBA

13.45 – 15.30

Panel i diskutimit 3

Mbi bienalet si mjete për zhvillim të edukimit, kulturës dhe shoqërisë

Folës: Sami Mustafa, Regjisor i pavarur dokumetar, tutor, themelues i Romawood, pjesëmarrës i  Manifesta 14 Prishtina; Atteqa Malik, artist, profesionist kulturor  dhe anëtar themelues i Karachi Biennale, Pakistan; Vatra Abrashi, pedagoge, drejtore bashkëthemeluese e  Autostrada Biennale, Prizren, Kosovë

Hyrje dhe moderim nga: Jordi Ferreiro, Koordinator i Edukimit dhe Ndërmjetësimit i Manifesta 14 Prishtina