Edicionet e Limituara të Manifesta 14 Prishtina

21.07.2022

Manifesta 14 Prishtina ka kënaqësinë të prezantojë lançimin e veshjeve me edicione të limituara të krijuara ng dizenjuesja kosovare e modës Venera Mustafa në bashkëpunim me dizajnerin grafik Bardhi Haliti.

Ky bashkëpunim ekskluziv i komisionuar nga Manifesta 14 dhe i prodhuar në Kosovë, shfaq një seri veshjesh të dizenjuara për të festuar gjithçka që Prishtina mban në shpirt. Ky koleksion përfshin dhe pallton dhe çantën “Kartolinë” e gjithashtu dy shalle “Lego” dhe “Hapësira”.

© Manifesta 14 Prishtina / A
©

Palltoja frymëzohen nga veshjet e punëtorëve dhe mban një siluetë relaksuese, të prerë drejt dhe me “kartolinën” të shtypur digjitalisht që paraqet imazhin ikonik të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Palltoja është punuar me materialin Trevira.

Çanta tre-në-një është e përshtatshme dhe e rehatshme për të mbajtur laptopë dhe shumë më shumë. Ka zinxhirë në të dyja anët që lejon shpalosjen dhe përdorimin si shtrësë ulëse. Njejtë si palltoja, në këtë çantë gjendet “kartolina” me një imazh të një prej hapësirave të Manifesta 14 Prishtina. Çanta është e përshtatshme për çdo rast e gjithashtu është punuar me materialin Trevira.

Dy shallet, secila e shtypur në mëndafsh vegan faux, paraqet një montazh grafik të qenëve të vendit dhe një mori hapësirash të përfshira në shtigjet e veçanta të përgatituta për edicionin e 14-të të Bienales Nomade Evropiane: prej oxhakut të ish-Fabrikës së Taullave deri tek kupolat e Bibliotekës Kombëtar të Kosovës.

Ky koleksion shitet ekskluzivisht në Pikën e Informacionit në Hotelin Grand dhe në studion veneramustafa. Secili produkt është prodhuar në 50 copë.

Në lookbook të koleksionit gjeni këto veshje në modelin Jon Gashi, i cili është edhe Ambasador i Manifesta 14 Prishtina. Jon Gashi ka kontribuar gjithashtu në serinë e këngëve Love in Kosovo, një listë këngësh mbi dashurinë dhe marrëdhëniet njerëzore kuruar nga Oda Haliti për Grand Scheme of Things, në ekspozitën tematike në Grand Hotel Prishtina ideuar nga Ndërmjetësuesja Kreative e Manifesta 14, Catherine Nichols. Ky katalog është fotografuar nga Atdhe Mulla.