Identiteti Vizual i Manifesta 14 Prishtina
Për secilin edicion, Manifesta punon me një studio grafike lokale për të krijuar identitetin vizual për bienalen e ardhshme. Për 14-të edicione me radhë, Manifesta ka punuar me një sërë dizajnerësh grafikë të talentuar nga e gjithë Evropa për të vizualizuar çdo edicion të ri.
Për Manifetsta 14 Prishtina, pasi kemi shqyrtuar disa propozime, ne jemi krenarë të prezantojmë identitetin e ri vizual të krijuar nga dizajneri grafik nga Prishtina, Bardhi Haliti.

Dizajni fokusohet në aspektin nomad të Manifestës dhe peizazhin gjithnjë në ndryshim të qytetit të Prishtinës. Ai do të jetë i pranishëm në të gjithë qytetin në muajt që çojnë në hapjen e bienales më 22 korrik 2022. Një web faqe e re do të publikohet gjithashtu në tetor 2021.
Bardhi Haliti është dizajner grafik kosovar me qendër në Amsterdam, Holandë, i cili punon për një sërë artistësh dhe organizatash kosovare dhe ndërkombëtare.
Ai është, ndër të tjera, bashkëthemeluesi i festivalit të njohur të dizajnit grafik REDO si dhe jep mësim në Institutin Sandberg në Amsterdam.
