Këtë javë: Bisedimet me ekspertë me MoCA

08.11.2021

Për të nisur projektin e Manifesta 14 për Ballkanin Perëndimor, Muzeu i Artit Bashkëkohor i Shkupit ka organizuar një program të Bisedimeve me Ekspertë me artistë, kuratorë dhe mendimtarë që do mbahen në Shkup, Maqedoni e Veriut dhe Prishtinë, Kosovë . Dy diskutimet e para me titull Arti i Angazhuar Social në një Realitet të ri do të eksplorojnë dinamikën në ndryshim të institucioneve të artit dhe angazhimin e komunitetit në një shoqëri post-Covid.

10 nëntor – Shkup, Maqedoni e Veriut

11 nëntor – Prishtinë, Kosovë

Të mërkurën, më 10 nëntor, programi do të fillojë në Shkup, Maqedoni e Veriut me një event me Santiago Zabala, Shiraz Grinbaum dhe Oren Ziv, Jonas Staal dhe Filippo Minelli. Më pas, të enjten më 11 Nëntor, do të ketë një eventi në Prishtinë në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës. Diskutimi i së enjtes do të përfshijë Ndërmjetësuesen Kreative të Manifesta 14, Catherine Nichols, kuratoren shqiptare Blerta Hoçia dhe artistin italian i cili morri pjesë në Manifesta 12 Palermo, Filippo Minelli. Secili folës do të bëjë një prezantim të shkurtër të punës së tyre dhe më pas do të ketë kohë për pyetje nga publiku.

 

Të dyja bisedimet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë, shpresojmë t’ju shohim atëherë!

Arti i Angazhuar Social në një Realitet të ri

Është e nevojshme të rikthejmë vëmendjen në metodat e edukimit, praktikave artistike dhe kuratoriale në një epokë të ‘realitetit të ri’, një realitet që është formuar nga ngjarjet e fundit të 2020 dhe 2021, si pandemia, bllokimi dhe kufijtë e mbyllur. Ky kontekst sfidues jo vetëm që krijon një emergjencë politike, por edhe një emergjencë artistike. Në të njëjtën kohë, gjenerohet potenciali për shprehjen e formave të reja të praktikave artistike dhe sfidave të reja për institucionet kulturore, deri sa ato përpiqen të përfaqësojnë këtë dinamikë të ndryshueshme kulturore.

Për sa i përket kushteve konkrete dhe duke shkuar përtej debateve konvencionale për praktikat kuratoriale, hapësirën muzeale, ekspozitat, koleksionet dhe audiencën, duhet të konsiderojmë praktikat artistike që kërkojnë të krijojnë një mirëkuptim midis artit, shoqërisë dhe rolit të muzeve në angazhimin e komunitetit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur merren parasysh vendet që po kalojnë nëpër proceset e tranzicionit – vende si Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës.

Koncepti i programit është udhëhequr nga Tihomir Topuzovski, udhëheqës i programit ndërdisiplinor të Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup dhe redaktor i revistes The Large Glass.

© Manifesta 14 Prishtina

Detajet e ngjarjes në Prishtinë

E enjte 11 Nëntor 17.30 – 19.30

MODELARIUM i  Fakultetit të Arkitekturës, Rr. Adrian Krasniqi, Prishtinë

Ju lutemi bashkohuni me ne në këtë ngjarje. Ju lutemi vini re se për shkak të rregulloreve të Covid jemi të kufizuar në 50 pjesëmarrës.

 

Kjo ngjarje është pjesë e Projektit të Manifesta 14 për Ballkanin Perëndimor, më shumë rreth këtij partneriteti mund të lexoni këtu.