Ju prezantojmë me Shtëpinë Shkollë të familjes Hertica
Përgjatë verës, kryeqyteti i Kosovës do të mirëpresë një seri ekspozitash, ndërhyrje artistike dhe urban dhe evente kulturore në 22 vendodhje në Prishtinë. Shtëpia shkollë e familjes Hertica, ishte një prej shtëpive private të cilat u kthyen në shkolla në Kosovë përgjatë vitit 1990. Ne jemi të gëzuar të njoftojmë se kjo hapësirë do të jetë pjesë e Manifesta 14 Prishtina.
Shtëpia Shkollë Hertica u kthye në një vend për rezistencë paqësore në vitin 1990 kur nisi të mikpresë qindra studentë, e duke i hapur dyert kësisoj për studentë e mësues. Duke ndjekur zhvillimet e asaj kohe, regjimi i atëhershëm ua ndaloi shërbimin publik shqiptarëve të Kosovës, ndaj studentët dhe mësuesit shqiptarë nuk u lejuan të vazhdonin veprimtarinë brenda ndërtesave të edukimit.
Alternativa që i lejoi këto gjimnaze dhe universitete të vazhdonin praktikën e tyre e duke u mundësuar të rinjve edukimin e mëtejshëm, ishte përdorimi i këtyre shtëpiave apo rezidencave private të cilat u kthyen në hapësira edukimi.
Në vitin 1990 Mehmet Aliu- Hertica ua ofroi shtëpinë e tij tre-katëshe studentëve dhe stafit të gjimnazit “Sami Frashëri”, për të vazhduar procesin mësimor për shumë të rinj. Shtëpia qëndroi si shkollë prej fillimit të 1990-tës e deri në vitin 1998, duke mbajtur klasa në fasha orari të limituara prej 30 minutash nga mëngjesi deri në mbërmje.
Këtë verë, kjo shtëpi do të jetë një hapësirat ku do të zhvillohet Manifesta 14 Prishtina!