Kino Rinia do të jetë një nga hapësirat e Manifesta 14 Prishtina

21.02.2022

Me afrimin e Manifesta 14 Prishtina, do t’ju prezantojmë me hapësira Prishtinës cilat do mbahen ndërhyrje artistike, ekspozita dhe evente.

Tema e Manifesta 14, çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregimet ndryshe, eksploron mënyrat e rrëfimit dhe rikthimin e hapësirave publike Prishtinë. Përgjatë muajve vijim do t’i japim arkitekturës dhe hapësirave Prishtinës me qëllim rikthimin e hapësirave publike përmes aktit kujtesës dhe rrëfimit.

Kino Rinia © Manifesta 14 Prishtina

Hapësira e parë duam prezantojmë është Kino Rinia, një ish-kinema dhe pikë kulturore e rëndësishme e Prishtinës, ka lënë gjurmë shumë gjenerata Kosovës.

E ndërtuar fillim të viteve 1950, Kino Rinia paraqiti një moment rëndësishëm për artin dhe kulturën Kosovë. Kjo kinema bëri bashkë shumë mediume artit dhe u kthye një vend për shprehi lirë artistike dhe rezistencë kulturore. Kino Rinia ishte pjesë e hartës kulturore qytetit e cilën janë mbajtur një seri eventesh nga premierat e filmave ndërkombëtarë, mbrëmjeve poetike dhe muzikore dhe radios teatrore.

Kino Rinia shënon 70 vjetorin e veprimtarisë saj këtë muaj duke lidhur shumë dashurues filmit me këtë formë arti ndër viteve. Programi i Kino Rinisë solli për herë parë Prishtinë filma aksion dhe romanca hollivudiane. 30 vitet e fundit, Kino Rinia nuk përdoret si kinema. Karakteristikat kryesore arktitekturore Kino Rinisë kanë humbur vlerën e tyre përgjatë viteve për shkak dëmtimeve strukturën dhe fasadën godinës. Me ardhjen e ndryshimeve vazhdueshme sociale dhe politike prej vitit 1990, Kino Rinia ka ndryshuar funksionin e saj duke u kthyer bar kafe apo restorant.

Kino Rinia © Atdhe Mulla l Manifesta 14 Prishtina

Në vitet e fundit ka pasur interes në rrëfimin e historisë dhe rëndësisë së kësaj pike kulturore. Fondacioni Shtatëmbëdhjetë dhe ChwB Kosova, dy organizata që veprojnë në Kosovë kanë punuar në një hulumtim dhe kanë kërkuar deklarimin e Kino Rinisë si një zonë të mbrojtur të trashëgimisë, duke pasur parasysh rëndësinë sociale dhe kulturore të saj. Kjo kërkesë u pranua nga Ministria e Kulturës së Kosovës dhe tashmë kjo ndërtesë është në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.  

Përgjatë Manifesta 14, Kino Rinia do të përdoret si hapësirë për t’u shprehur artistikisht. Duke hapur dyert për të gjithë, ne mezi presim t’ju mirëpresim në Kino Rinia dhe në shumë  hapësira të tjera në Prishtinë këtë verë! 

Për më tej, vizitoni website tonë dhe mediat tona sociale për t’u informuar më shumë për hapësira të tjera në cilat do të jetë e pranishme Manifesta 14.