Java e stërmbushur e ekipit ndërkombëtar të Manifesta në Prishtinë
27.05.2021

Javën e kaluar, Drejtorja Themeluese e Manifesta, Hedwig Fijen dhe Drejtuesja e Produksionit Tatiana Tarrago vizituan Prishtinën, falë lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit.
Takime inkurajuese u mbajtën me shumë përfaqësues kulturorë dhe arsimorë të Kosovës, përfshirë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku, Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti. Së bashku ekipi lokal, palët e interesuara të projektit dhe përfaqësuesit e institucioneve kulturore dhe udhëheqësit e komunitetit kulturor diskutuan për edicionin e ardhshëm të Manifesta 14 si dhe planet afatgjata zhvillimore të Prishtinës.