Galeria Kombëtare e Kosovës do të jetë hapësirë e Manifesta 14 Prishtina!
Ne jemi të gëzuar të paraqesim Galerinë Kombëtare të Kosovës në rradhën e hapësirave të Manifesta 14, në të cilën do të mbahen ndërhyrje artistike dhe evente kulturore.
Galeria Kombëtare e Kosovës është institucioni më i rëndësishëm në vend përsa i përket kulturës pamore dhe artit bashkëkohor në Kosovë. Pas luftës, kjo hapësirë u ka dhënë zë gjenaratave të ndryshme të artistëve të rinj e të talentuar të cilët përfaqësojnë pulsin kulturor të këtij vendi.
Galeria ndodhet në qendër të Prishtinës dhe rrethohet nga Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Arkitekturës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Përgjatë viteve, në këtë galeri janë shfaqur punë të artistëve vendas e të rajonit përmes ekspozitave dhe publikimeve.
Galeria Kombëtare e Kosovës u ndërtua në vitin 1979 si pjesë e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Kjo hapësirë ishte pikënisja e parë në karrierë për shumë artistë të cilën patën studiuar në Fakultetin e Arteve duke përmbushur premtimin e këtij institucioni për zhvillim të skenës kulturore, të praktikës artistike, skulpturës, grafik dizajnit dhe instalacioneve artistike.
Deri më tani, Galeria Kombëtare e Kosovës ka një koleksion prej 1000 punimesh artistike dhe 210 punime ikonike të ruajtura nga Grand Hotel.
Galeria Kombëtare e Kosovës do të jetë një prej 22 hapësirave përqark Prishtinës në të cilën do të zhvillohen ndërhyrje artistike këtë verë.