Hartëzimi i lëvizjeve të subkulturës në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup nga Departamenti i Edukimit të Manifesta 14
Këto ekosisteme u formuan natyrshëm rreth muzikës dhe artit, diçka që lidhte njerëz të njëjtit mendim nga qytete dhe vende të ndryshme. Historitë e fragmentuara të pikave të takimit –hapësirat performuese –ofrojnë një mënyrë për të zbuluar origjinën dhe proceset e këtyre subkulturave.
Ky hulumtim nuk synon të krijojë një pasqyrë të plotë të skenës kulturore të pavarur të qyteteve përkatëse, por më tepër të frymëzojë të rinjtë të kthehen në historitë, praktikat dhe proceset e kulturës bashkëkohore dhe organizimit të komunitetit. Procesi i hulumtimit përfshin punë arkivore dhe intervista, që më pas do të zhvillohen në ngjarje të ndryshme publike dhe në botim të një ‘zine’.
Hulumtimi fokusohet në kuptimin e parakushteve dhe impaktin e lëvizjeve kulturore jo-institucionale dhe jo-dominante.
Projekti do të përfshijë, ndër të tjera, intervistat dhe historitë e Ginger, Hard Rockers Club dhe Tingëll Tangëll në Prishtinë, Kooperacija, Dunja and Damar në Shkup, si dhe Ataol Kaso – E Për7shme, Ilir Hoxha – Shook, dhe Rodmir Sukaj – Hemingway, në Tiranë.
Grupi kërkimor përbëhet nga Jeta Rexha, Rozafe Maliqi, Endrit Jashanica, Artan Sadiku, Gjorgje Jovanovikj, Arba Bekteshi, Aurora Birbilaj.