Carlo Ratti Associati prezanton fillimin e ndërhyrjeve të para urbane të Manifesta 14 në Prishtinë, Kosovë.
Çfarë është Vizioni Urban?
Ekipi shumëdisiplinor i dizajnit i CRA-së, i shpërndarë në Torino, Nju-Jork dhe Prishtinë, ka propozuar një metodologji të re që përqendrohet në urbanizmin pjesëmarrës, gjë që do të provohet në Prishtinë për herë të parë. Kjo metodologji përbëhet nga tri faza të ndryshme. Faza fillestare, e cila ka ndodhur në fillim të marsit 2021, është sjellë rreth shqyrtimit të një numri të madh hartash të Prishtinës, kryesisht për t’i parë hapësirat publike të qytetit. Kjo ka ndihmuar për ndriçimin e modeleve të ndryshme hapësinore dhe shoqërore, si dhe për të shquar vende kyçe – sheshe dhe rrugë, parqe dhe hapësira të gjelbra – që tani për tani nuk përdoren mjaft ose që keqpërdoren. Gjatë verës 2021, si pjesë e fazës së dytë të projektit, këto vende do të bëhen lokacione të një vargu ndërhyrjesh të përkohshme urbane, duke sugjeruar mënyra alternative për atë se si mund të rimerret hapësira publike. Në fazën e tretë, njerëzit do të kenë mundësinë të “votojnë me këmbë”: pra, të japin komente të drejtpërdrejta mbi veprimet e dizajnit. Ky mekanizëm i reagim- vlerësimit do të kontribuojë për të kuptuar se cili intervenim duhet të ruhet dhe të konsolidohet për të ardhmen e kryeqytetit të Kosovës, kështu duke nxitur evoluimin e vazhdueshëm të qytetit.
The first urban interventions
Ndërhyrja e parë simbolike do të ndodhë në një hapësirë që më parë ka qenë e lënë pas dore, në Fabrikën e Tullave – i cili është lokacioni më i rëndësishëm pasindustrial i qytetit – dhe do të shndërrohet përkohësisht në një hapësirë të komunitetit. Përmes krijimit të një “dhome urbane të ndejës”, ndërhyrja ka për qëllim të nxisë debat për mënyrat se si hapësira mund të përdoret nga qytetarët e Prishtinës, si mund të bëhet e qasshme për komunitetet dhe si mund të bëhet pjesë e infrastrukturës së qytetit.
Krahas ndërhyrjes urbane në Fabrikën e Tullave, një lokacionin i dytë po ashtu do t’i nënshtrohet metodologjisë së CRA-së. Kjo do të ndodhë në ish-Librarinë Hivzi Sylejmani, një ndërtesë e fillimit të shekullit të 20-të që ka një oborr të vogël e të këndshëm, por që aktualisht është i paqasshëm, edhe pse gjendet në qendër të qytetit. Bashkë me komunitetet lokale dhe studentët nga Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës , Manifesta 14 synon t’i jep trajtë një hapësire alternative komunitare për lagjen dhe përmes këtij veprimi shpreson të tregojë se si hapësirat e braktisura publike mund të shndërrohen në vende ku mund të ndërveprojë komuniteti.
Edhe Fabrika e Tullave, edhe ish-Biblioteka do të përdoren si vendngjarje për edicionin e ardhshëm të Manifestës në vitin 2022 dhe janë pjesë e vizionit të saj për riaktivizimin dhe rimarrjen e hapësirës publike në Prishtinë.