Guida të hapura: Takohemi në Bibliotekën Kombëtare

Pika e takimit: - Biblioteka Kombëtare cdo të mërkurë në orën 16.00
Përgjatë Manifesta 14 Prishtina, do të ofrojmë guida të hapura falas. Këto guida do të mbahen çdo ditë, nga e marta në të diel, në orare të ndryshme.
Kjo guidë do të kalojë nëpër dy hapësira të rëndësishme të Manifesta 14: në ndërtesën ikonike të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të projektuar nga Andrija Mutnjaković me idenë për të përzier identitetin e mjedisit rural me modernitetin dhe Galerinë Kombëtare, që është institucioni më i rëndësishëm i kulturës vizuale dhe artit bashkëkohor në Kosovë. Në këtë udhë, ne zbulojmë Kampusin mes ndërhyrjeve artistike të ndryshme të Manifesta 14 lidhur me arkivët jo-institucionalë, komunitetet diasporike dhe lëvizjet e rezistencës të mbajtuara në Fakultetin e Filozofisë dhe atë të Arteve.
Për t’u regjistruar në këto guida duhet të kontaktoni pikën e informacionit në Grand Hotel Prishtina. Vendet e rezervimit për këto guida ofrohen për ata që regjistrohen të parët, deri në 15 minuta para se të nisë guida.
Guidat ofrohen në gjuhën angleze dhe shqipe – ndërmjetësuesi do të flasë në gjuhën që më së miri i përshtatet grupit të vizitorëve.
Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – RomaMoMa Library with Farije Mehmeti
22.07
→
30.10.2022 10.00-00.00
● Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Workshop

Learning to Write – A Physical Act – Yael Davids
23.07.2022 15.00-16.30
● Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Yael Davids in collaboration with André van Bergen
22.07
→
30.10.2022 10.00-00.00
● Biblioteka Kombëtare e Kosovës