Artistic Intervention
Wheelchair Accessible, WC Available
• Biblioteka Kombëtare e Kosovësparticipants
RomaMoMa me Farija MehmetinNdërhyrje artistike – RomaMoMa Library with Farije Mehmeti
Biblioteka RomaMoMA u krijua në vitin 2021 për të përkujtuar pesëdhjetë vjetorin e Kongresit të Parë Botëror Rom. Ajo është dinamike dhe bredhëse, duke u përfshirë në kontekste lokale kudo që udhëton.
Duke përmbledhur rreth 150 libra mbi trashëgiminë bashkëkohore letrare, artistike dhe kulturore rome, koleksioni në rritje i bibliotekës paraqet këtë trashëgimi të pasur rome, ndërsa shqyrton në mënyrë kritike dhunën dhe shtypjen kundër romëve në Evropë.
Për qëndrimin e saj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Biblioteka RomaMoMA shoqërohet nga Farije Mehmeti, një artiste e shquar për portretet e saj plot gjallëri të grave rome. Në komunitet dhe përtej, gratë luajnë rol vendimtar në nxitjen e shëndetit riprodhues dhe mendor, dhe në kalimin e njohurive të lashta mbi praktikat shëruese, spiritualitetin, natyrën dhe kozmosin.
Subjektet e Mehmetit frymëzohen nga heroinat e përditshme, edhe pse shpesh të pikturuara nga imagjinata e saj. Të forta dhe të sigurta, ato nderojnë të kaluarën ndërsa fiksojnë vështrimin me vendosmëri drejt së ardhmes. Me këtë rast, biblioteka aktivizohet përmes Adjacent [Ngjitur], pajisjes së lëvizshme të njohurive të konceptuar për RomaMoMA nga artisti Daniel Baker.
Punimet
Biblioteka RomaMoMa
Instalim: libra
Dimensione të ndryshme
Mundësuar falë ERIAC (Instituti Evropian Roma për Art dhe Kulturë)
Pjesë e Manifesta 14 Prishtina – Projekti Ballkani Perëndimor
Farije Mehmeti (e lindur më 1978 në Prishtinë, jeton në Lepinë)
Pa titull, seri e Grave Rome
2012- vijon
Bojëra uji në letër
39 portrete, secili 50 × 60 cm
Mundësuar falë artistes
Daniel Baker (i lindur më 1961 në Kent, jeton dhe punon në Londër)
Adjacent
2021
Media të përziera
Dimensione të ndryshme
Mundësuar falë artistit
Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Bibliotekën Kombëtare
26.10.2022 16.00-15.30
● Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Workshop

Learning to Write – A Physical Act – Yael Davids
23.07.2022 15.00-16.30
● Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Yael Davids in collaboration with André van Bergen
22.07
→
30.10.2022 10.00-00.00
● Biblioteka Kombëtare e Kosovës