Guida të hapura: Takohemi në Shtëpia Shkollë e Familjes Hertica
Pika e takimit: Shtëpia Shkollë e Familjes Hertica - cdo të mërkurë në orën 16:00
Përgjatë Manifesta 14 Prishtina, do të ofrojmë guida të hapura falas. Këto guida do të mbahen çdo ditë, nga e marta në të diel, në orare të ndryshme.
Përgjatë viteve 1980 sistemi i edukimit formal në Kosovë përjetoi ndryshime të rënda për shkak të konflikteve etnike. Komuniteti shqipfolës nuk kishte qasje në ndjekje të procesit të edukimit në klasat e nivelit të shkollës së mesme dhe ato universitare. Si përgjigje, përgjatë viteve të ‘90-ta, dyer të shtëpi private u hapën për nxënësit në mënyrë që të zhvilloheshin klasa në gjuhën shqipe. Kësisoj, sistemi i edukimit u kthye në një sistem paralel informal dhe të vetëorganizuar. Shtëpia shkollë Hertica ishte një prej këtyre shtëpive që mbajti veprimtarinë e mësimdhënies në tre ndërrime, prej mëngjesit në mbrëmje. Shtëpia u dogj përgjatë regjimit të Millosheviçit në vitin 1999 dhe prej andej ka mbetur e njejtë.
Së bashku me një ndërmjetësues të Manifesta 14 mund të eksploroni rezistencën e paqtë të njerëzve në Kosovë përgjatë viteve të ‘90-ta mes Shtëpisë shkollë të familjes Hertica që funksionoi si “shtëpi-shkollë-ilegale” dhe mirëpriti studentë shqiptarë të Kosovës në Prishtinë. Brenda hapësirave të kësaj shtëpie mund të shihni punën e ETEA dhe kohështrirjen e zhvillimit të këtij sistemi paralel të arsimit.
Për t’u regjistruar në këto guida duhet të kontaktoni pikën e informacionit në Grand Hotel Prishtina. Vendet e rezervimit për këto guida ofrohen për ata që regjistrohen të parët, deri në 15 minuta para se të nisë guida.
Guidat ofrohen në gjuhën angleze dhe shqipe – ndërmjetësuesi do të flasë në gjuhën që më së miri i përshtatet grupit të vizitorëve.
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – ETEA
22.07
→
30.10.2022 10.00-20.00
● Shtëpia Shkollë e Familjes Hertica