Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible

Çelësa Punues/Key Service

Artistic Intervention – Luz Broto

“Njihuni me një vendas/vizitor. Shkëmbeni një kopje të çelësit të shtëpisë”. Me këto udhëzime të shkurtra, me këtë sugjerim, këtë ftesë, Luz Broto vazhdon një seri veprimesh që i ka kryer në qytete të ndryshme: Vendose veten në vendin e tjetrit. E para ndodhi më 2014.

Duke u kthyer në gjimnazin e dikurshëm, artistja u bëri një propozim shtatëdhjetë nxënësve të shkollës: çdo ditë, për shtatëdhjetë ditë, të shkojnë në shtëpi nga shkolla në jetën e një personi tjetër – te prindërit, vëllezërit, kafshët shtëpiake dhe pizhamet e dikujt tjetër.

Në kontekstin e Prishtinës, ku njerëzit ende përballen me pengesa të pakapërcyeshme për të udhëtuar, shkëmbimi i çelësave midis vendasve dhe vizitorëve ka shumë shtresa. Ndërsa shkëmbimi i propozuar nga artisti zbulon pabarazitë midis qytetarëve, ai është megjithatë shenjë besimi dhe angazhimi të ardhshëm.

Ai afirmon një mirëbesim të ndërsjellë në shpërbërjen e përtardhur të kufijve që izolojnë Kosovën. Dhe ndërkohë, ndihmon në hapjen e kufijve të padukshëm midis të huajve. Çelësi është një suvenir radikal që do të mbahet përgjithmonë.   

Punimi

Luz Broto

Shkëmbe çelësin

Veprim

Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetet nga Ammodo dhe Insituti Ramon Llull

Event

Key Swap and Coffee with Luz Broto

30.10.2022 11.24-12.00
Çelësa Punues/Key Service