participants
Chiharu ShiotaNdërhyrje artistike – Chiharu Shiota
Hamami i Madh i Prishtinës daton nga shekulli XV. I ndërtuar si një “hamam çiftesh”, përdorej nga njerëz të të dyja gjinive për pastrim, relaksim dhe socializim. Njëri nga monumentet më të vjetra dhe të pakta të mbetura në peizazhin kulturor të Prishtinës, nuk është përdorur si hamam që nga viti 1960. Edhe në mungesë të njerëzve, ndërtesa nënkupton lidhje për Chiharu Shiotan. “Lidhja”, thotë ajo, “është pjesë e ekzistencës sonë. Nuk mund të ekzistojmë pa u ndjerë të lidhur me dikë a diçka”.
Në Tell me your Story [ Tregoma rrëfimin tënd], artistja eksploron fijet që na lidhin, që na lidhin me qeniet e tjera nëpër hapësirë dhe kohë. Ato fije të njëjta, siç tregojnë linjat endacake, edhe mund të thyhen, të nyjëtohen, të përdridhen dhe të zbërthehen.
Për këtë instalacion, Shiota ka zgjedhur të punojë me fije të kuqe, ngjyrë të cilën e asocon me gjakun, trupin dhe marrëdhëniet njerëzore. Në ngatërrimin e madh të “vizatimit të saj tredimensional”, artistja ka thurur rrëfime personale të lindjes, fëmijërisë, familjes dhe vendit, fesë, dashurisë dhe vdekjes. Secili është shkruar nga dikush prej Kosove.
Punimi
Chiharu Shiota
Tell me your Story , 2022
Instalacion: litar, letër, çelik
Dimensione të ndryshme
Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetur nga Ammodo dhe Instituti për Marrëdhënie të Jashtme Kulturore, ifa