tamtam
Tamtam është një dyshe me bazë në Berlin e përbërë nga Sam Auinger (1956, AT) dhe Hannes Strobl (1966, AT). Ata punojnë parësisht me audion dhe hulumtojnë ‘hapësirën e jetuar urbane’ përmes punëve të tyre në dhjetë vitet e fundit.
Në kërkimin e tyre për një gjuhë të re zanore, në të cilin tingulli zbehet e çelet, gjithmonë në prag të zhdukjes, tamtam synojnë të krijojnë gjuhë të re të të dëgjuarit. Përgjatë dëgjimit të punëve të tamtam hapësira mes tingujve mbushet me eksperiencën e vetë dëgjuesit.