Nusret Salihamixhiqi

1931- 2011, RKS
Loja [Game], 1967, © Estate of Nusret Salihamixhiqi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Nusret Salihamixhiqi është një nga artistët modernistë më të shquar të Kosovës. Me preferencën për primitiven, tjetërsimin gazmor të figurave si fëmijërore, peizazhet e tij, linjat, përdorimin e ngjyrave, Salihamixhiqi tërhiqej qartazi nga teknikat dhe idetë që qëndronin në themel të surrealizmit dhe të art brut-it. Duke ia shikuar pikturat dhe vizatimet, ndihet menjëherë një afinitet për veprat nga Paul Klee, Jean Dubuffet dhe Joan Miró. Ndonëse nuk mund të mohohet brendësia e kompozimeve të tij piktorike, Salihamixhiqi duket se ka qenë më pak i magjepsur nga vetë pavetëdija sesa nga universet alternative që ajo mund të sjellë në jetë. Që nga vitet 1960 e tëhu, iu përkushtua krijimit të një tjetër bote më se njerëzore, duke iu referuar praktikës së tij si “lojë”. E skicuar nëpër mijëra vepra në kanavacë, karton dhe letër, ajo është një botë e pakufishme po aq e mahnitshme për koherencën fluide, sa edhe për përzemërsinë dhe shoqërueshmërinë e krijesave që e banojnë.

Nusret Salihamixhiqi (1931, RKS) piktor dhe mësues i cili krijoi një koleksion të madh punësh – kryesisht në pikturë dhe vizatime – në emër të shprehjes së lirë, duke pasuruar artin vizual të Kosovës dhe duke përftuar reputacionin si një prej artistëve më të rëndësishëm të vendit.

Salihamixhiqi njihet për finesën dhe natyrën evokative të pikurave të tij. Koleksioni i tij i punës shenjohet prej botës së përveçme ekspresive, mbushur me tematika të ndryshme dhe me tendenca e prirje specifike artistike transhendente.

Duke vizatuar një spektrum të hijeve në përplotësimin e botës së tij kreative në të cilat koha dhe hapësira shkrihen në një, artisti racionalizonte dhe harmonizonte ngjyrat duke nderuar dhe thelluar parimet e shpirtit të tij estetik. Punët e tij valëzojnë në intimitet dhe mesazhe simbolike, e janë gjithashtu ilustruese, poetike, e ngahera, lojcake.

Works

Loja
1967
Tempera në letër 

Loja
1980 (rreth.) 
Tempera në letër 

Loja
1984 (rreth.) 
Tempera në letër 

Loja
ca. 1970s
Tempera në letër 

Loja
1993
Tempera në letër 

Loja
1984
Tempera në letër 

Loja
1984  
Tempera në letër