Natasha Nedelkova

1993, MK Website
Identity Tissues , 2020, © Natasha Nedelkova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Identity Tissues , 2020, © Natasha Nedelkova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Identity Tissues , 2020, © Natasha Nedelkova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Identity Tissues , 2020, © Natasha Nedelkova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

“Vetja nuk është projekt a objekt, por maskë”. Me këtë pohim, Natasha Nedelkova futet në reflektimin poetiko-filozofik mbi identitetin dhe subjektivitetin tranzicional, si dhe shtresat e shumta të maskave që duket se i formojnë ato.

Maskat që përshkruan në video-esenë e saj janë herë të holla e zvarranike, herë klinike a përngjasime bishash. Nuk duken se i përshtaten ose se i rrinë mirë fytyrës përfundi tyre.

Qoftë kjo fytyrë e folësit – ndonjë person i lindur në ndonjë shoqëri tranzicionale post-jugosllave – ose e vendlindjes së saj, Shkupit – dikur qytet modernist, tash i maskuar nga fasada neoklasike me aspirata nacionaliste – ndjenja mbetet e njëjta.

Një identitet i ndërtuar mbi shtrembërime të vrazhda dhe fshehje të ngathëta është pashmangshëm i trazuar – sado të nevojshme mund të jenë ndonjëherë maskat dhe çfarëdo potenciali transformues që mund të duket se ofrojnë. 

Natasha Nedelkova (1993, MK) është një artiste vizuale dhe hulumtuese. Puna kërkimore dhe praktika e saj artistike eksploron mbi kulturën bashkëkohore të formave të imazhit personal.

Puna e Nedelkovës shpesh zhvillohet mes bashkëpunimesh në mediumin audio-vizual. Ajo preferon që puna e saj të jetë e qasshme online dhe e lehtë për t’u ndjekur. Puna e saj është shpesh e përsëritshme dhe melodike duke përdor tinguj dhe zëra që vënë dyshime në ripozicionim e figurave dhe diskursit. Nedelkova synon të përkapë dhe të rikonfigurojë tranzicionet politike dhe sociale. Ajo shpesh përdor narracionin si mjet për të kornizuar idetë e saj.

Projektet e Nedelkovës kontrastojnë magjepsjen digjitale të realizimit, ngjashmërisë, imaterialitetit, totalitetit dhe ndërthuret me kënaqësitë dhe kompleksitetin kompjuterik, algoritmet dhe kulturën e çmendur digjitale.

Works

Natasha Nedelkova (e lindur më 1993 në Shkup, jeton në Shkup dhe Paris) 

Identity Tissues   

2020 

Video, 12:32 min. 

Mundësuar falë artistes