Fitore Isufi Shukriu — Koja

1982, RKS Website
Flirting with Leftovers , 2019, © Fitore Isufi Shukriu – Koja. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Flirting with Leftovers , 2019, © Fitore Isufi Shukriu – Koja. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Koja (1982, RKS) është një artiste shumëdisiplinore. Puna e saj përfshin pikturë, vizatime, video-instalacione, instalacione të tekstit dhe ndërhyrje publike.

Çështjet të cilat e frymëzojnë praktikën e saj artistike janë historitë frymëzuese, manovrat politike, spekulimi kulturor, pabarazia gjinore, sjellje të rëndomta, limitet e lirisë dhe format e censurës. Ajo e pozicionon punën e saj si një reflektim mbi klimën sociale, historike, kulturore dhe politike në të cilën ajo jeton.