Marta Popivoda

1982, RS Website

 

Jugosllavia u ndërtua mbi ideologjinë e vëllazërim-bashkimit. Meqë përbëhej nga republika dhe etni të ndryshme, shteti socialist mbështetej në këtë parim udhëzues ndëretnik – i krijuar gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare Jugosllave (1941-1945) – për t’u mbajtur i bashkuar si një trup kolektiv. Duke u mbështetur në konceptin e lashtë filozofik të dashurisë vëllazërore, ishte ideologji që parashikonte shtrirjen e dashurisë së pakushtëzuar mes vëllezërve dhe motrave në shoqërinë në përgjithësi – përtej kufijve të klasës, gjinisë, fesë dhe etnisë. Në esenë e saj filmike të bazuar në hulumtim, Marta Popivoda shqyrton mënyrat se si ky solidaritet i udhëhequr nga shteti shfaqej publikisht, qoftë në kontekstin e aksioneve të punës rinore, paradave, ngjarjeve sportive ose shfaqjeve të tjera publike. Duke analizuar filmimet e gjetura nga 1945 deri më 2000, Popivoda heton se çka e mbante trupin kolektiv së bashku dhe çka çoi në shpërbërjen e tij. Pse, ajo na thirr të shqyrtojmë, e braktisën qytetarët aq të gatshëm maksimën e vëllazërim-bashkimit në favor të nacionalizmit, individualizmit dhe kapitalizmit? A nuk kishte, a nuk ka diçka për t u shpëtuar nga socializmi?

Marta Popivoda (1982, RS/DE) është një filmbërëse, artiste dhe kërkuese e cila jeton dhe punon mes Beogradit dhe Berlinit. Shqetësimi parësor në punën e saj ka lidhje me tensionin mes kujtesës, historisë dhe ideologjisë e gjithashtu mes lidhjeve të trupave kolektivë dhe individualë. Popivoda i afrohet këtyre temave me një perspektivë feministe dhe queer.

Për shumë vite, Popivoda ka qenë e interesuar në potencialet antifashiste dhe feministe në projektin e Jugosllavisë socialiste. Në punët e saj të fundme ajo ka përdorur dramaturgjinë hapësinore, rrëfimtarinë feministe dhe parimet e radikalizmit të avashtë për të prodhuar imazhe verbale ose skena të kujtesës antifashiste.

Ajo vlerëson praktikën kolektive në artbërje dhe në kërkim dhe për shumë vite ajo ka qenë pjesë e kolektivit Teorija koja Hoda/ Teoria në ecje. Sot, Popivoda bashkëpunon shpesh me teoristen dhe dramaturgen Ana Vujanocić në produksione filmash, video instalacione dhe performanca.

Works

Marta Popivoda
Yugoslavia, How Ideology Moved Our Collective Body
2013

Katalog: Video, me ngjyra, me zë, 62 min.
Regjia nga Marta Popivoda
Shkruar nga Ana Vujanović, Marta Popivoda
Montazhi nga Nataša Damnjanović
Montazhi i zërit nga Jakov Munižaba
Përpunimi i zërit nga Christian Obermaier, Jakov Munižaba
Producentë: Marta Popivoda, Alice Chauchat
Producente ekzekutive: Dragana Jovović
Bashkë-producent: Ann Carolin Renninger

Mundësuar falë artistes
Prodhuar nga: TkH [Walking Theory], Beograd - Les Laboratoires d'Aubervilliers, Paris - Universiteti i Arteve Berlin, Berlin - joon film, Berlin