Dardan Zhegrova

1991, RKS Website
Your enthusiasm to tell a story, various colours, dates variable © Dardan Zhegrova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Blue voodoo. © Dardan Zhegrova
Blue Silver Gold voodoo dolls, 2017 / LISTE Art Fair Basel, LambdaLambdaLambda
Film Still, I kissed your kiss on your girlfriends cheek, it was still wet, 2016 / with © Samuel Weniger
Pink voodoo. © Dardan Zhegrova
Yellow voodoo. © Dardan Zhegrova
Yellow voodoo, Your enthusiasm to tell a story, 2015 / LambdaLambdaLambda Gallery

Kukullat janë një formë e lashtë e rrëfimtarisë që kanë udhëtuar përgjatë rrugëve të ndryshme nga Azia në Evropë. Shumë tradita kanë evoluar gjatë kalimit të tyre nga një kulturë në tjetrën. Ndërsa njerëzit zakonisht e lidhin këtë formë të teatrit me argëtimin e fëmijëve, kukullat kanë luajtur rol të rëndësishëm në teatrin politik dhe të protestave. Dardan Zhegrova mbështetet në historinë e pasur me kukullat e tij të mëdha me dy fytyra. Secila e pajisur me shufra, këta surrogatë të palëvizur janë menduar që të ndërveprohet me ta, t’u jepet një zë dhe një personalitet, të lëvizin në këtë dhe atë mënyrë. Magjepsja e artistit për totemët e kukullat, dhe mënyrat shoqëruese të rrëfimtarisë, u zgjua së pari në Teatrin Dodona, teatri i famshëm i kukullave në Prishtinë. Si shumë fëmijë dhe të rritur, ai kaloi goxha kohë atje në vitet 1990. Gjatë asaj periudhe, kur regjimi serb mbylli dyert e shkollave dhe universiteteve për shqiptarët e Kosovës, teatri shërbeu si një vend zëvendësues i mësimit dhe i tubimit – dhe një vend i rëndësishëm i rezistencës.

Dardan Zhegrova (1991, RKS) jeton dhe punon në Prishtinë. Punët e tij artistike janë të orientuara rreth objekteve dhe performancave, shpesh të bazuara dhe të ndikuara nga poezitë e tij. Poezitë e Zhegrovës kanë të bëjnë me ngjarje të trilluara ose të jetuara. Shpesh poezitë janë të shkruara nga perspektiva e vetës së parë dhe i adresohen një pale tjetër (imagjinare), e cila imagjinohet prej artistit.

Nuk ka përemra gjinorë si “ajo” apo “ai”- narrativa shpaloset mes përemrave “unë” dhe “ti”. Kësisoj, kufiri mes subjektit dhe shikuesit të punës nis të turbullohet. Shpërhapja e këtyre kufijve të tregimtarisë tradicionale mund të shihet mes strukturës kohore në poezi që shpesh turbullon të ardhmen, të tashmen dhe të shkuarën.

Në punën e Zhegrovës, kjo ndarje e kufijve gjithashtu reflekton identitetin e tij queer që luhatet mes atributeve femërore dhe mashkullore dhe kategorikisht mohon e tejkalon kuptimet normative të gjinisë.

Works

Dardan Zhergova
Kukullë Hibride #1
2020

Media të përziera

Dardan Zhergova
Kukullë Hibride #2
2020

Media të përziera

Dardan Zhergova
Kukullë Hibride #3
2020

Media të përziera

Mundësuar falë artistit dhe LambdaLambdaLambda, Prishtinë