Astronomy Club of Kosova

2014, RKS
Under One Sky, 2019–ongoing, © Astronomy Club of Kosova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Under One Sky, 2019–ongoing, © Astronomy Club of Kosova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Njerëzit kanë mijëra vjet që vështrojnë qiellin e natës. Ajo që kultura të ndryshme shohin atje ndryshon dukshëm sipas besimeve dhe përvojave të tyre. Megjithatë, praktika e vështrimit të yjeve për orientim është e zakonshme për të gjithë njerëzimin. Klubi i Astronomisë i Kosovës punon për të ushqyer ndjesinë e lidhjes që sjell vështrimi i yjeve. Nisma e tyre, e titulluar Under One Sky  [Nën një qiell], shoqërohet me moton “Kufijtë zhduken kur vështrojmë qiellin”. Ajo bashkon njerëz nga komunitete dhe grupmosha të ndryshme, për t’i studiuar rrëfimet dhe shkencën e trupave qiellorë. Restaurimi i Observatorit të Prishtinës ka qenë njëri nga projektet e tyre madhore gjatë viteve të fundit. Gjatë Manifestës 14, klubi do ta drejtojë programin nga Hoteli Grand, ndërsa observatori – të cilit ende i duhet një teleskop – do ta mirëpresë një ndërhyrje artistike. Programi i tyre përbëhet nga festa me yje dhe punëtori, ekspozita, ekranizime dhe një udhëtim në terren në Kokino, observatorin megalitik 3800-vjeçar të Maqedonisë së Veriut.

Punimet

Under One Sky    
2019 - vijon 

Studio e hapur 

Mundësuar falë artistëve