Përmbledhje e Forumit të Hapur të Manifesta 14
Të martën më 15 shkurt, Manifeta 14 Prishtina mbajti forumin e saj të parë të hapur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë ku u prezantuan gjetjet e një hulumtimi gjashtë-mujor para-bienal dhe se si këto rezultate do të ndërveprojnë me programin e Manifesta 14.
Gjetjet janë rezultat i një serie të Konsultimeve me Qytetarët zhvilluar nga Manifesta 14 ku u përfshinë rreth 130 qytetarë të Prishtinës, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të ndjekura nga një anketë publike me rreth 300 pjesëmarrës nga e gjithë Prishtinae zonat përreth. Ky projekt u dizajnua konceptualisht nga Studio L A, një zyrë arkitekturore me qendër në Holandë dhe është zbatuar nga ekipi i Edukimit të Manifesta 14, në bashkëpunim me Applicative Research Solutions (ARS), OJQ Aktiv dhe Termokiss.
Konsultimet me Qytetarët dhe gjetjet e Anketës Publike zgjojnë çështje të rëndësishme për diskutim se si mund të ballafaqohemi me decentralizimin e aktiviteteve kulturore dhe mënjanimin e zonave periferike të kryeqytetit apo dhe zonave rurale, mungesën e qasjes në hapësira publike për njerëz me aftësi të kufizuara, mungesën e gjithëpërfshirjes në vendimarrjet kulturore dhe nevojën për të patur mbështetje në lidhje me nismat kulturore të komunitetit LGBT+. Pasi Aliriza Arënliu prezantoi çështjet kyçe për komunitetin, Drejtorja Themeluese e Manifesta Hedwig Fijen diskutoi se si Manifesta 14 mund të ndërthurë këto gjetje në projekte konkrete dhe në qëllimet e bienales.
Konsultimet me Qytetarët dhe hulumtimi formojnë programin para-bienal të Manifesta 14 dhe synojnë të ofrojnë një perspektivë më të gjërë se si funksionojnë kultura bashkëkohore, zhvillimi urban dhe politikat socio-kulturore në Prishtinë. Këto rezultate krijojnë një mundësi për Manifestën të punojë së bashku me qytetarët e Prishtinës, të eksplorojë, shpjegojë dhe reflektojë mbi kompleksitetin e peizazhit kulturor të qytetit e gjithashtu duke i ndërthurur këto gjetje në strategji për ndryshime.
Katër gjetje janë përfshirë në zhvillimin e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” si një institucion i qëndrueshëm që do të krijohet nga Manifesta 14. Për shembull, për të adresuar çështjen e hapësirave të gjelbra dhe ekologjisë, Manifesta do të krijojë një kopsht të përbashkët për komunitetet. Problematikat në lidhje me diversitetin e llojeve të ndryshme janë adresuar duke krijuar aktivitete për komunitete të ndryshme në gjuhë të ndryshme duke siguruar që ndërtesa dhe kopshti kanë qasje për karrige të lëvizshme. Gjithashtu, transparenca është parësore në mënyrën se si ekipi i Manifestës do të punojë së bashku me gjithë banorët e lagjeve pranë kopshtit duke krijuar kësisoj një institucion të hapur e të pëlqyeshëm për të gjithë komunitetin.
Kur marrim parasysh ndikimin që ky hulumtim do të ketë në Prishtinë kemi në mendje dhe Manifesta 13 Marseille, vend në të cilin u zhvillua edicioni i kaluar i Manifestas. Përgjatë Manifesta 13, Konsultimet me Qytetart ishin aq të vlefshme për komunitetin sa çuan në themelimin e përhershëm të një Këshilli Konsultiv të Qytetarëve pranë Këshillit Bashkiak të Marsejë.
Kur nisi Manifesta 14 tre vite më parë, fokusi ishte në transformimin e kësaj bienaleje në një praktikë të qëndrueshme duke lënë pas trashëgimi materiale dhe jomateriale. Të qenurit nomad nënkuptonte se ne duhet të përshtateshim me kontekste të reja gjeografike. Për çdo edicion ne kemi shndërruar mënyrën se si vetë-organizohemi për t’iu përshtatur një metodologjie të re që ndihmon transformimin e qytetit po ashtu duke e lidhur Manifestan me realitetin e çdo Qyteti Nikoqir. Kjo është arsyeja pse Manifesta nuk ndërvepron vetëm në një flluskë artistike, por ekziston në mënyrë të gjallë e aktive në kontekstin aktual politik dhe social.
-Hedwig Fijen, Drejtore e Manifesta 14
Hulumtimi para bienal është qëndror në mënyrën se si vepron Manifesta. Si bienale nomade e cila fokusohet në prodhimtarinë e njohurisë, Manifsta implementon strategji të bazuara në nevojat dhe interesat e komuniteteve lokale. Duke u larguar nga modeli tradicional i bienales ne kemi transformuar organizatën tonë në një platformë ndërdisiplinore të dijes, hulumtimit dhe prodhimit duke u foksuar në krijim e ndryshimeve sociale mes praktikave të pjesëmarrjes.
Komuna e Prishtinës e ftoi paraprakisht Manifestën të organizonte një program për të zhvilluar strategji me ndikim afatgjat kulturore në tre nivele të ndryshme: si të rimerret hapësira publike, si të rikrijohet ndjesi a bashkësisë dhe si të rimendohet e ardhmja e Prishtinës si një metropol gjithëpërfshirës dhe të larmishën në zemër të Ballkanit. Ky proces kërkimor gjithëpërfshirës, i fokusuar në komunitete është pjesë e përgjigjes së Manifesta ndaj kësaj oferte.
Në Forumin e Hapur, reagimi ndaj këtij hulumtimi ishte pozitiv. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, tha se ky kërkim do i shërbejë gjithë Prishtinës sepse “përmes kësaj ne mund të kuptojmë nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve prej institucioneve kulturore.” Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjithashtu foli. Bashkangjitur me hapjen e dyerve për bashkëpunim, Rama tha se Manifesta 14 do të ndikojë në transformimin urban të Prishitnës. Rama gjithashtu theksoi se si Komuna e Prishtinës do të mirëpresë një fluks vizitorësh përgjatë Manifesta 14. Bazuar në edicione të kaluara të Manifesta, Rama pret të mirëpresë mijëra vizitorë përgjatë 100 ditëve të bienales.
Manifesta 14 do të mbahet prej 22 korrikut deri më 30 tetor 2022 dhe programi i kësaj bienaleje do të publikohet në fillim të prillit të këtij viti duke treguar se si gjetjet e këtij hulumtumi kanë formësuar programin e kësaj bienaleje.
Regjistrohu në buletinin tonë për të rejat më të fundit.