Shpallja e listës së plotë të pjesëmarrësve!
16.06.2022
Jemi të gëzuar t’ju paraqesim listën e plotë të pjesëmarrësve të Manifesta 14 Prishtina, e cila do të mbahet prej 22 korrikut.
Ky edicion i Manifestës përmban një prej listave më të mëdha me pjesëmarrës deri më tani. Me 102 pjesëmarrës, një ekspozitë tematike shtatë-katëshe në Hotelin Grand dhe 55 ndërhyrje artistike dhe urbane – 43 prej të cilave janë punë të reja – kjo verë në Prishtinë do të jetë vërtetë e paharrueshme!
