Lançimi i Radio Otherwise
Radio Otherwise
Radio Otherwise është një program me bazë pjesëmarrjeje online që sillet rreth rrëfimtarisë kolektive. Përgjatë programit 100 ditor të Manifesta 14 Prishtina, do të shfaqen kontribute të ndryshme për Radio Otherwise që do të transmetohen në kanale radiofonike vendore.
Programi nis me kontributin e artistëve si Anna Bromley me A voice exists in voicing (Një zë që ekziston në zërim) si dhe të Susan Philipsz me Kolektivin Radio International, projekti i të cilëve Radio International është bashkangjitur në Grand Hotel Prishtina dhe në kioskën K67 të restauruar nga Ilir Dalipi në sheshin “Zahir Pajaziti”. Radio Otherwise shpalose në shtatë formate të ndryshme radiofonike që do të lançohen së shpejti.
Shihni si më poshtë formatet dhe na vizitoni në lançimin e kontributit të Anna Bromley-t:
Oh, the People You’ll Meet [Oh, Çfarë Njerëzish Ke për të Takuar!]
Pjesëmarrësit e Manifesta 14 – artistët, anëtarët e ekipit dhe bashkëpunëtorët – do të flasin rreth punës, përvojave dhe mendimeve për bienalen.
Prishtina Is Everywhere [Prishtina është Kudo]
Shkrimtarë nga i gjithë rajoni e diaspora hulumtojnë ndryshimin e marrëdhënies së njerëzve me hapësirat publike përmes lupës së tranzicionit, migrimit, ujit, kapitalit, dashurisë, ekologjisë dhe spekulimit. Me titull të frymëzuar nga studimi epinom i Kai Vöckler, seria udhëhiqet nga Simon Kurti dhe përfshin podkaste nga Ardit Hoxha, Ms. Indefinite, Gjorge Jovanovik, Diana Malaj, Marisa Rodiqi, Alma Qerimi, Vesa Sahatçiu, Vesselina Sarieve, Seda Yildiz, Arnisa Zeqo e të tjerë.
Stories from the City, Stories from the Sea [Rrëfime nga Qyteti, Rrëfime nga Deti] Njerëz nga qyteti tregojnë rrëfimet e tyre për qytetet që kanë rëndësi për ta.
Kosovo Unearthed [Kosova e zbuluar]
Studentë të shkollave dhe kantautorja Marisa Rodiqi zbulojnë talentet muzikore të Kosovës duke diskutuar mbi ndikimet, ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
What’s on? [Ç’po ndodh?]
Një përmbledhje javore për të zbuluar se çfarë ndodh në Manifesta 14 Prishtina, kush është në qytet, çfarë të shohim e çfarë s’duhet humbur.
Radio Otherwise është një projekt në krijim e sipër i zhvilluar në Qendrën për Praktikë Rrëfyese. Ju ftojmë të na bashkoheni në formësimin e programit që do të vijojë edhe pas mbarimit të bienales. Nëse dëshironi të kontribuoni me një rrëfim në gjuhën angleze, shqipe apo serbe, apo të propozoni një format të ri për të ardhmen, ju lutemi të na kontaktoni.