CRA-Carlo Ratti Associati do të zhvillojë studimin urban të Prishtinës

22.03.2021

Përgjatë historisë së vet 25-vjeçare, bienalja ka bërë hulumtime të thella të strukturës së Qyteteve Nikoqire për të krijuar projekte të qëndrueshme dhe relevante ndërdisiplinore. Hulumtimi shumështresor nga poshtë lart merr formë të një vizioni urban, konsultimeve me qytetarë, të një hartëzimi të komuniteteve lokale si dhe të një vargu punëtorish me opinionistë vendorë për të kuptuar se si Qyteti Nikoqir mund të shërbejë si prototip të një bote në ardhje e sipër

© Brendan Zhang

Në këtë drejtim, juria e kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Drejtorja e Manifestës, Hedwig Fijen, ka përzgjedhur zyrën arkitekturale në Torino – Carlo Ratti Associati – në bashkëpunim me MIT Senseable City Lab për të zhvilluar vizionin urban të Qytetit të Prishtinës për edicionin e radhës të Manifestës. Vizioni urban funksionon edhe si hulumtim parabienal edhe si vizion afatgjatë për të identifikuar strategji, lokacione dhe tema qenësore për qytetin. Vizioni urban tregon se si do të marrë formë Manifesta 14 Prishtina përbrenda kontekstit lokal, por aspekti më i rëndësishëm është se kërkon të rikrijojë mënyrën se si qyteti i Prishtinës mund të tranformohet ku qytetarët rikërkojnë hapësirat e tyre publike.

“Jo që nuk i ka bërë qytetet të dalë mode, por pandemia Covid-19 ka hapur potencial edhe më të madh për rilindje – atë që ekonomisti Joseph Schumpeter e quan “shkatërrim kreativ” në shkallë urbane. Kriza nuk u ka lënë qeverive opsione të tjera jashtë përvetësimit të një qasjeje të shpejtë duke u mësuar nga gabimet. Inovacionet e jashtëzakonshme për zona pedonale, hapësira publike, banim të përballueshëm, dhe zonim dinamik të cilat kanë dalë në pah flasim për fuqinë e reagimit pozitiv të qytetarëve. Jemi në fillim të një epoke të re të inovacionit urban pjesëmarrës – i cili qëndron në thelbin e asaj që ne duam të eksplorojmë në Prishtinë me Manifestën 14″. Carlo Ratti, drejtor i MIT Senseable City Lab në Boston dhe themelues i firmës së projektimit dhe inovacionit CRA-Carlo Ratti Associati. 

Vizioni urban funksionon si një hulumtim para-bienal ashtu edhe si një plan afatgjatë për të identifikuar strategjitë, vendet, komunitetet dhe temat kyçe për qytetin. Vizioni urban informon se si Manifesta 14 do të marrë formë brenda kontekstit lokal, por më e rëndësishmja të propozojë se si qyteti i Prishtinës mund të transformohet duke rimarrë hapësirën publike nga qytetarët e saj.