Biblioteka “Hivzi Sylejmani” do të jetë selia dhe hapësira e institucionit të Manifesta 14
Qëllimi i Manifesta 14 është të ndërtojë projekte të qëndrueshme me një trashëgimi afatgjatë të bashkë-krijuar me infrastrukturën vendore, përveç ndërhyrjeve të artit bashkëkohor në të gjithë qytetin e Prishtinës.
“Si nikoqir i Manifestës, ne si Komunë e Prishtinës jemi të lumtur që tashmë kemi nisur të lëvizim për realizimin sa më të mirë të Manifestës 14 në qytetin tonë ku, përveç përzgjedhjes së ekipit të mrekullueshëm të koordinatorëve lokalë të cilët kanë filluar të punojnë tash e disa muaj, kemi zgjedhur edhe arkitektin dhe aktivistin e shquar italian, Carlo Ratti, për të punuar për realizimin e një studimi urban të qytetit tonë me fokus special te Fabrika e Tullave. Komuna e Prishtinës mirëpret ambiciet e Manifestës 14 Prishtinë për krijimin e një pilot modeli të një institucioni të përhershëm ndërdisiplinor në qytetin tonë, dhe jemi të lumtur t’ju njoftojmë se për këtë qëllim kemi përzgjedhur Bibliotekën ‘Hivzi Sulejmani'”. Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës