Trajnim për fotografinë analoge në CNP
Bashkohuni në trajnimin tonë një-mujor të fotografisë analoge që fillon në shtator, me një program të udhëhequr nga fotografi i njohur i Magnum Enri Canaj dhe që mbulon tema thelbësore si zhvillimi i idesë, tregimi dhe kompozimi.
Më vonë, do të keni mundësinë të mësoni të zhvilloni filmin në dhomën e errët dhe të printoni imazhet tuaja individuale. Gjatë gjithë programit, tutorët tonë do t’ju udhëzojmë në krijimin dhe zhvillimin e projektit tuaj fotografik me fokus në tregimtari. Në fund të muajit, ne do të shfaqim punën tuaj në një ekspozitë fotografie në CNP, kuruar nga Majlinda Hoxha.
Programi është i hapur për të gjithë entuziastët e fotografisë – nga fillestarët tek fotografët me përvojë.
PROGRAMI:
Fundjava e 8 dhe 10 shtatorit: Tregimi, zhvillimi i ideve, gjuha vizuale, procesi i kompozimit
Tutor: Enri Canaj
Dita 1 (E Premte – 8 Shtator) – Prezantimi Publik punës së Enri Canaj
• Enri Canaj do të ofrojë një prezantim personal dhe të thellë të karrierës së tij. Enri do të tregojë për rrugëtimin e tij për t’u bërë pjesë e Magnum Photos, si dhe punën e tij aktuale fotografike në Ballkan, duke u fokusuar në migrimin dhe krizën e fundit.
- Ky prezantim publik shërben si një prelud i programit të fotografisë analoge, ku Enri Canaj do të shërbejë si mentori i nderuar, duke i udhëhequr pjesëmarrësit në mësimin e tregimit përmes fotografisë dhe zotërimin e teknikave të kamerave analoge.
Dita 2 (e shtunë – 9 shtator):
- Hyrje: Njihuni me pjesëmarrësit dhe prapavinë e tyre në fotografi.
- Historia e fotografisë: Eksploroni evolucionin e fotografisë dhe ndikimin e saj në praktikat bashkëkohore.
- Zhvillimi i idesë: Eksploroni teknika për të gjeneruar dhe përmirësuar idetë e fotografisë për projekte.
Dita 3 (e diel – 10 shtator):
- Tregimi përmes imazheve: Mësoni për fuqinë e tregimit në fotografi dhe si të përçoni narrativat përmes imazheve vizuale.
- Mësoni bazat e komunikimit vizual, duke përfshirë kompozimin, ndriçimin dhe perspektivën.
- Bazat e kompozimit: Mësoni për kornizimin dhe teknikat e kompozimit.
Java nga 11 deri më 19 shtator: Krijimi dhe zhvillimi i projekteve fotografike, Sesione praktike në terren, Bazat e aparatit analog
Tutorët: Vigan Nimani, Flamur Qorrolli
- Zhvillimi i një projekti fotografik: Pjesëmarrësit do të konceptojnë dhe planifikojnë projektet e tyre fotografike.
- Bazat e dritës dhe kamerës analoge: Pjesëmarrësit do të eksplorojnë kamerat analoge: llojet, komponentët dhe mënyrën se si funksionojnë ato.
- Kuptimi i llojeve të filmit, kuadrat ISO dhe ndikimin e tyre në cilësinë e imazhit.
- Ushtrim praktik: Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në sesion të fotografimit në terren.
20- 30 Shtator: Sesione teknike në dhomë të errët, zhvillimi i filmit, rishikimi i projekteve dhe printimi i fotografive
Tutorët: Apollon Nikakis, Flamur Qorrolli, Vigan Nimani, Enri Canaj
- Përvoja praktike: Studentët zhvillojnë filmat nga sesionet e tyre të mëparshme, duke vëzhguar ndikimin e teknikave të ekspozimit dhe ndriçimit.
• Rishikimet e projekteve një-në-një: Instruktorët do të japin komente mbi idetë individuale të projekteve.
• Kuptimi i rolit të pas-procesimit në fotografinë analoge: teknikat e dhomës së errët.
• Zbatimi praktik: Studentët marrin pjesë në seancat e drejtuara në dhomën e errët, duke bërë rregullimet e nevojshme për të përmirësuar imazhet e tyre të zhvilluara.
• Rishikimi përfundimtar i portofolit: Studentët paraqesin një përzgjedhje të fotografive të tyre analoge më të mira, duke theksuar mësimet e nxjerra rreth dritës, punës me kamerë dhe kompozimit. Tutorët ofrojnë këshilla gjithëpërfshirëse për përmirësime të mëtejshme.
31 shtator – 3 tetor: Përgatitjet për ekspozitën finale me kuratore Majlinda Hoxha
Hapja e ekspozitës: E mërkurë – 4 tetor në CNP.
Shënim: Gjatë gjithë programit, do të ketë mundësi për diskutime, sesione pyetjesh dhe përgjigjesh dhe sesione mentorimi një-në-një me tutorët. Pjesëmarrësit gjithashtu do të inkurajohen të praktikojnë në mënyrë të pavarur ndërmjet seancave, duke përmirësuar më tej aftësitë e tyre dhe duke eksperimentuar me skenarë të ndryshëm ndriçimi dhe teknika kamerash.
Ky program mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë