Doruntina Kastrati

1991, RKS Website
Ring the Bells My Land, 2017/2022 © Doruntina Kastrati. Photo © Atdhe Mulla
Ring the bells my land, 2017/22, © Doruntina Kastrati Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha

Ndërsa jeta në Tokë po bëhet më e pasigurt, ka pasur shumë spekulime për zhvendosjen në Mars – aq shumë sa peizazhi i shkretë shkëmbor i Doruntina Kastratit fillimisht mund të evokojë sipërfaqen e planetit të kuq. Megjithatë, me hyrjen në mjedisin e saj, të populluar vetëm nga krijesa të ngjashme me dhinë që kullosin dhe një pjatë satelitore e vetme, kërcëllitja e rrënojave poshtë këmbëve dhe pamja e qytetit prej dritareve e kthejnë shikuesin përnjëherë tek një version post-njerëzor i planetit tonë. Është një “ishull i braktisjes”, aspak ndryshe nga shumë pjesë të Prishtinës, Hoteli Grand duke qenë një prej tyre. Në skulpturat, instalacionet, mjediset dhe filmat e fundit, Kastrati e ka përqendruar vëmendjen dukshëm te transformimi i qytetit. Sidomos mjediset e saj post-njerëzore na ftojnë të reflektojmë mbi zhvillimin dhe kalbjen urbane – dhe bashkëfajësinë tonë në proceset që i shtyjnë këto.

Doruntina Kastrati (1991, RKS) është një artistie kosovare. Ajo prodhon instalacione, skulptura dhe video dokumentarë ose eksperimentalë që derivojnë prej një hulumtimi të gjërë. Kastrati ka zhvilluar një praktikë individuale që e sfidon sistemin e limituar artistik dhe e drejton vëmendjen e shikuesit tek çështjet sociale dhe politike në rajonin e Ballkanit. Ajo flet mbi punën dhe të drejtat sociale në lidhje me hapësirat urbane, zonat e ndërtimit dhe rolin individual në raste përkatëse.

Punimet

Doruntina Kastrati
Red Landscape 
2017/22 

Rrënoja tullash të kuqe dhe skulptura dhie 

Mundësuar falë e artistes