Forum i Hapur Manifesta 14 Prishtina

09.02.2022

Si perceptohet kultura nga komuniteti juaj? Kujt i drejtohet kultura në Prishtinë? Bashkohuni në Forumin e Hapur për të diskutuar gjendjen kulturore të Prishtinës me komunitetin dhe stafin e Manifestës. 

Ky Forum i Hapur do të zbulojë gjetjet e Konsultimeve me Qytetarët dhe Anketës Publike të zhvilluar nga Manifesta 14. Ky forum do të mbahet të martën më 15 shkurt 2022, prej 18:00 deri më 19:30 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. 

Konsultimet me Qytetarët janë pjesë e programit para-bienal të Manifesta 14 dhe i drejtohen përhapjes së perspektivës në kulturën bashkëkohore, zhvillimin urban, politikat socio-kulturore në qarkun e Prishtinës duke përfshirë pikëvështrime nga komunitete të ndryshme dhe shoqërinë.

Gjetjet do të ndikojnë në programin e Manifesta 14 duke nga lejuar të krijojmë një program që pasqyron nevojat e Prishtinës dhe gjithë komuniteteve të saj. 

Pas prezantimit hyrës nga Drejtorja e Manifestës Hedwig Fijen dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku, gjetjet e Konsultimeve me Qytetarët dhe Anketës publike do të prezantohen nga hulumtuesja Aliriza Arenliu. Më tej, Hedwig Fijen do të diskutojë mbi çështjet kryesore për Manifestën.

Së fundmi, Arenliu do të moderojë në diskutim të hapur me publikun duke përfshirë pjesëmarrës të Konsultimeve me Qytetarët. Kjo është një mundësi për të hulumtuar dhe reflektuar mbi gjendjen kulturore të Prishtinës me komunitetin dhe stafin e Manifestës. 

Kapacitet i kufizuar për shkak të masave për parandalimin e Covid-19 Në një linjë me rregulloren e Covid 19, vetëm pjesëmarrësit e vaksinuar të cilët do të paraqesin kodin QR mund të ndjekin këtë event.